Shqiptaret behen greke 3500 vendime te dhena nga gjykatat

Ndryshimi i kombësisë nga shqiptare në greke është bërë realitet në qytetet kufitare me Greqinë që në vitin 2004. Kështu në qytetin e Korcës në vitet 2009 – 2010 janë bërë 199 kërkesa për ndryshimin e kombësisë prej të cilave janë pranuar 122 dhe janë rrëzuar 5 prej tyre.
Përkatësisht në vitin 2010 janë bërë 76 kërkesa për ndryshim kombësie, 73 prej të cilave janë marrë në shqyrtim dhe për 61 është miratuar ndryshimi i kombësinë në greke, 7 raste kanë qenë për ndryshimin e kombësisë nga maqedone në shqiptare ndërsa 5 raste nga rumune në shqiptare. Vlen të theksohet rasti i kryetarit të gjendjes civile të bashkisë së Leskovikut Filip Kocillari i cili ka dhënë 75 vërtetime për ndryshim kombësie dhe për këtë është dënuar me 5 vjet heqje lirie dhe 30 milion lekë të vjetra gjobë nga gjykata e Korcës. Ndryshimet e kombësisë janë bërë në bazë të dokumentacionit nga gjendja civile shqiptare dhe greke si dhe nga kishat e të dyja vendeve.
Ndërsa në gjykatën e Gjirokastrës që mbulon edhe Tepelenen nga vitit 2004 deri në vitin 2010 janë bërë 1600 ndryshime kombësish, po për të njëjtën periudhë në gjykatën e Përmetit janë bërë 400 ndryshime kombësie. Ndërsa vetëm në tre muajt e fundit në gjykatën e Gjirokastrës janë faktuar 42 ndryshime kombësie nga shqiptare në greke. Vetëm pas ndryshimit të këtyre vendimeve nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit të kaluar u frenua si e pabazuar në ligj ndryshimi i kombësisë për këto te ashtuquajtura minoritete por edhe pas këtyre vendimeve numri i personave që ndryshojnë kombësinë vijon të rritet.
Olgera Muka