E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i dy policiëve në gjykatë, nuk pranohet gjykimi i shkurtuar

30/05/2009  Seanca e parë gjyqësore ka qenë edhe rasti kur i pandehuri Afrim Hasani, akuzuar për vrasjen e dy policiëve kërkoi gjykim t ëshkurtuar. Por kërkesa e tij ëstë refuzuar nga ana e gjykatës, e cila e ka cilësuar të pavend. Për gjykatën janë vrarë dy policië dhe në këto kushte nuk mund të jepet gjykimi i shkurtuar edhe pse çdo njeri ka të drejtë të bëjë një kërkesë të till. Afrim Hasani do të gjykohet pasi më parë organi i hetimit zbardhi ngjarjen dhe e ka cilësuar si autorin e vetrëm të vrasjes së dy policiëve në krye të detyrës. Sipas akuzës, i pandehuri do të gjykohet për katër vepra penale, atë të "vrasjes në rrethana cilësuese" më shumë se njëherë; "Shkatërrimit të pronës"; "kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik" dhe "Goditjes për shkak të detyrës". Kjo e fundit, sipas prokurorisë, është konsumuar nga i pandehuri Hasani shtatë ditë para vrasjes së dyfishtë ndaj efektivëve të policisë Shkëlzen Dobrushi e Ramadan Hila. "Mesditën e 24 marsit vetëm pak orë para vrasjes së dy policëve, i pandehuri Hasani ka qëlluar në drejtim të makinës së shokut të tij dhe më pas në mbrëmje ka hyrë në lokalin ku dy efektivët e policisë po prisnin të merrnin shërbimin, ku janë qëlluar me breshëri automatiku duke gjetur vdekjen e menjëhershme, Hila me një plumb në kokë dhe Dobrushi me pesë plumba, një në kokë dhe katër në trup,"- thanë burimet e prokurorisë.

A.Çuka

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›