Tentojnë grabitjen e argjendarisë, plagosin rëndë rojën
Mjekët: 49-vjeçari Koçiu, ende në gjendje të rëndë
Elbasan, grabitet një dyqan me mallra ushqimorë
* * * *
I kthyer tashmë në një fenomen sulmi i argjendarive apo pikave të këmbimit valutor në fundjavë. Radhën dje e ka pasur një argjendari në Fushë-Krujë, e cila pati si pasojë plagosjen e rojës 49-vjeçar. Persona të armatosur kanë tentuar të grabisin në orët e mesnatës, duke u gdhirë dita e djeshme, një argjendari në qytetin e Fushë-Krujës, por kanë hasur në rezistencën e rojës së dyqanit, shtetasit Gëzim Koçiu, i cili ka mbetur i plagosur. Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se roja mbeti i plagosur pas tentativës së grabitësve për të hyrë në dyqanin e floririt dhe për të vjedhur bizhuteritë e floririt. 49-vjeçari Koçiu, sipas policisë, është sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Mjekët e Spitalit Ushtarak konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore, edhe pas ndërhyrjes, vazhdon të mbetet e rëndë. Mësohet se grabitësit ishin të armatosur, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Nga hetimet paraprake mësohet se ata janë përpjekur të hyjnë me forcë, por kanë hasur në rezistencën e rojës, ndërkohë që policia thekson se në dyqan nuk ka pasur dëmtime. Ende nuk dihet nëse ata kanë arritur të vjedhin në dyqan, por policia është vënë në kërkim të tyre. Pritet të përmirësohet gjendja e rojës, që të mund të sigurohet edhe një identikit i saktë i tyre. Por, sipas burimeve policore, po gjatë orëve të mesnatës është shënuar një tjetër rast grabitjeje. Bëhet fjalë për një tjetër njësi private, konkretisht në një fshat të Elbasanit dhe pikërisht në fshatin Shirgjan. Persona të panjohur kanë grabitur gjatë natës një dyqan ku tregtoheshin mallra ushqimore. Burime policore konfirmojnë se persona të panjohur kanë arritur të grabisin një shumë prej 300 mijë lekësh të reja, si dhe kompjuterin që përdorej nga tregtari. Mësohet se grabitësit kanë mundur të hyjnë në dyqan duke thyer derën e tij. Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërkohë që ka mundur të sigurojë gjurmë të autorëve gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.