E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po përgatitet një 26 maj konsensual”

 

Partia e re “PS ‘91" vlerësoi pas mbledhjes së saj të kryesisë se Rama dhe Berisha po përgatisin një 26 maj konsensual. Kryesia e saj përkufizoi si autorë të kësaj, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe marrëdhënien e ndërtuar mes tyre. “Këto marrëdhënie të motivuara nga interesa të industrisë së shesheve të ndërtimit po kapin Kushtetutën dhe zgjedhjet politike”, thuhet në një deklaratë për shtyp të kësaj partie. Në këto kushte, ‘PS ‘91’ i bën thirrje çdo segmenti progresist të politikes dhe qytetarisë shqiptare të reagojnë me të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga paracaktimi i rezultatit nëpërmjet manipulimit konsensual”, citon deklarata për shtyp e “PS ‘91".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›