E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Duhet konsensus për Kodin zgjedhor

 

Sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari kërkoi dje konsensus maksimal për kodin e ri zgjedhor për krijimin e një frymë sa më pozitive për zgjedhjet e ardhshme. “Miratimi i Kodit Zgjedhor nuk duhet të shtyhet, sepse çdo vonesë e tij rrezikon të cenojë standartin e zgjedhjeve të vitit 2009. Kodi duhet të gëzojë konsensus maksimal jo vetëm me numra në parlamentin aktual, por mbi të gjitha për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Duçkallari. Sipas tij, PDS shpreh shqetësimin për variantet e diskutuara mbi përbërjen e KQZ-së dhe largimin e presidentit të Republikës nga e drejta për të propozuar anëtarë të komisionit. “PDS vlerëson se çdo forcë politike duhet të ketë mundësinë e kontrollit dhe vëzhgimit të votës popullore, pavarësisht frymës për të mbërritur në një administratë zgjedhore profesionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›