E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga "Durrës-Kukës", debati po amplifikohet me qëllim

Debati për çështjen e hetimit të rrugës Durrës-Kukës vlerësohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim si diçka që po amplifikohet. Petrit Vasili tha se kjo po bëhet sipas një strategjie të kujdesshme, në sensin e largimit të qëllimshëm, të vëmendjes nga ngjarje shumë të mëdha e shumë të rënda që kanë pllakosur vendin. "Siç ka qenë tragjedia e Gërdecit, akoma e pazbardhur dhe pa përgjigje, dhunimi i Kushtetutës në fuqi dhe që ka dizekuilibruar vendin dhe pushtetet e më skandaloze dhe kulmi i tyre është Kodi Zgjedhor", theksoi Vasili. Ai shtoi se ky shënoi hapa shumë të mëdha prapa e krijoi pasiguri shumë të mëdha politike dhe që nuk ishte një hap në drejtimin e duhur, ashtu sikurse dhe partnerët ndërkombëtarë kërkonin. "Duke qenë se ky proces është i hapur dhe në duart e drejtësisë, ne kërkojmë që drejtësia të kryejë me korrektesë, me konsekuencë dhe të mos ndikohet nga presionet politike ngado që ato vijnë", nënvizoi ai. Drejtësia, sipas LSI-së duhet të zbardhë përgjegjësit e të vërtetat për këtë investim që është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja politike e gjeopolitike, por në fund të fundit, është një investim i madh publik, ku çdo abuzim dhe çdo përgjegjës për abuzimet duhet të përgjigjet para ligjit njëlloj si gjithë të tjerët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›