Greqi, arrestohen të rinjtë shqiptarë për grabitje me dhunë
Dy të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia greke, pasi akuzohen se kanë grabitur me dhunë një 55-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Hloi të Kastorias. Të rinjtë e arrestuar janë të moshës 21 dhe 22 vjeç. Sipas policisë greke, dy emigrantët hynë në banesën e një 55-vjeçari helen dhe pasi e qëlluan atë me hekur në kokë, e lanë të plagosur rëndë.
Ata më pas morën të gjitha të hollat që gjetën në shtëpinë e të plagosurit dhe u larguan me shpejtësi, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore.
Megjithatë, policia greke arriti t’i vendosë ata në pranga dhe tani të rinjtë gjenden në burgun lokal të qytetit verior grek, Kastoria.
Lezhë, vodhi 50 milionë lekë nga posta, arrestohet njëri nga tre autorët
Policia e Lezhës arrestoi njërin prej tre autorëve përgjegjës për vjedhjen me armë të 5 milionë lekëve nga Posta Shqiptare. Në prangat e uniformave blu ra 38-vjeçari Elton Gjini. Sipas burimeve nga policia, autori që ishte edhe organizator i grabitjes është kapur në një hotel në Golem të Kavajës, ku ishte strehuar që pas ngjarjes. 38-vjeçari, lindur dhe banues në Lezhë, ishte me precedentë penalë në drejtim të vjedhjeve me dhune dhe armë në vend dhe në Itali. Ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Enver Diva, 30 vjeç, nga Mamurrasi, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin me 12 vjet për vjedhje me armë. I treti është shtetasi Florind Marku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë me 7 vjet për vjedhje me armë dhe i ekstraduar nga Italia.