Taçi uron mikun e tij Berluskoni
Ndër telefonatat me personalitete të botës politike ndërkombëtare dhe në
fusha të tjera, shefi qeverisë së re italiane Silvio Berluskoni nuk ka munguar të komunikojë në ditët pas zgjedhjeve dhe me mikun e tij shqiptar Rezart Taçi menaxheri përgjithshëm i shoqërisë multinacionale të Petrolit në Shqipëri "Taçi Oil International". Gjatë bisedës së tyre Rezart Taçi i ka uruar kryeministrit të Italisë dhe Presidentit të Milanit fitoren në zgjedhje ashtu si dhe stafit të tij politik dhe qeverisës. Gjithashtu dy miqtë kanë folur dhe për projektet në sport ku Taçi ka marrë tashmë inkurajimin e mikut të tij në vendin fqinj.
Ndërsa Rezart Taçi në krye të
kompanisë që drejton ka shprehur para disa ditësh në një botim ekonomik planet për ekspansion të shoqërisë dhe në tregun financiar dhe më tej, nuk ka munguar fillimi i një aventure të re të publikuar në gazetën “Panorama” por dhe në mediat italiane të njohura në botën e sportit si CalcioMercato e “Gazetta dello Sport” për blerjen e një klubi të serisë A në kampionatin italian nga shoqëria multinacionale Taçi Oil. Vetëm dje Silvio Berluskoni deklaroi gjatë një konference shtypi se nuk sheh asgjë të keqe dhe nuk duhet të ndalohet futja në tregun e futbollit italian të investitorëve të huaj.
Sipas zyrës për komunikimin
të shoqërisë shqiptare Rezart Taçi ka ngarkuar tashmë stafin e tij për të filluar kontaktet zyrtare me disa klube në Itali, ndërsa po priten së shpejti dhe të dhënat nga agjenci të specializuara në vendin fqinj për situatën financiare të disa klubeve ndër të cilat Cagliari dhe Livorno. Taçi Oil International është partneri kryesor i Milanit për Milan Junior Camp në Shqipëri dhe me bekimin e Presidentit të kuqezinjve Silvio Berluskoni.