Durrës-Kukës, dyshime mbi aftësinë paguese të kredisë
Kredia e marrë për të financuar një pjesë të rrugës Durrës-Kukës ka rritur ndjeshëm deficitin buxhetor, por mbi të gjitha vë në pikëpyetje aftësinë e qeverisë për të shlyer detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i këtij projekti. Shuma prej 230 milionë eurosh, e marrë hua nga dy banka tregtare me interes prej rreth 5,5 për qind, ka sjellë reagimin e ekspertëve të financave publike, të cilët e shikojnë me dyshim mundësinë reale të shtetit për ta shlyer atë në kohë. Të mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, fondacioni "Shoqëria e Hapur", me mbështetjen e SOROS-s, ekspertët e financave dhe të ekonomisë kanë diskutuar dje pjesë nga raporti "Monitorimi i buxhetit të shtetit 2008", duke nxjerr në pah defektet në zbatimin e tij, e si rrjedhojë duke parashtruar sugjerimet për një përdorim sa më eficent të buxhetit. Lidhur me sektorët prioritarë të buxhetit të shtetit, Gjergj Teneqexhi, ekspert i financave publike, e vuri theksin te kredia 230 milionë euro për financimin e zbatimit të projektit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Sipas tij, "për herë të parë investimet me financim nga vetë qeveria janë pothuajse sa gjysma e investimeve që do të financohen nga të huajt dhe këtu një pjesë të mirë e zë rruga Rrëshen-Kalimash". Kjo ka ndikuar dukshëm në rritjen e deficitit buxhetor, që për vitin 2008 arrin në 7.9 për qind, ose rreth 550 milionë dollarë më tepër se viti 2007. "Rritja e këtij treguesi ka ardhur si pasojë e huamarrjes së huaj për financimin e projektit rrugor në fjalë. Sesa e justifikuar, e studiuar dhe e mbështetur në kapacitete absorbuese është kjo kredi, mbetet për ta shikuar në të ardhmen. Por ajo që mund të them mbetet fakti se Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike duhet të kenë gati, të gjitha hapat ligjorë për realizimin e këtij investimi kaq të madh dhe kaq të rëndësishëm", tha Teneqexhi, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Lidhur me deficitin e lartë buxhetor, ekspertja e FMN-së, Linda Spahiu, tha se, "Fondi Monetar po e shikon me mjaft shqetësim rritjen e deficitit dhe për këtë nuk do të qëndrojë indiferent". Për Ministrinë e Punëve Publike, në buxhetin e vitit 2008 është parashikuar fondi rreth 750 milionë dollarë, ose 6.46 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga kjo shumë, rreth 95 për qind do të shkojnë për investime publike, ku rreth 56 për qind e zë financimi për rrugën Durrës-Kukës. Ndërsa në totalin e shpenzimeve buxhetore për investime, ky aks rrugor zë një peshë prej rreth 37 për qind. Edhe për këtë mënyrë të shpërndarjes së fondeve, ekspertët paraqesin rezerva. "Me këtë skemë duket qartë se ka një shpërndarje jo të barabartë të fondeve publike të programuara për investime, midis zonave të ndryshme të vendit, por edhe midis ministrive që përfshihen në sektorin prioritar", përfundoi Teneqexhi. Në raportin e parë të publikuar dje nga fondacioni "Shoqëria e Hapur", lidhur me monitorimin e buxhetit të shtetit, u evidentuan disa shkaqe që kanë ndikuar në nivelin e ulët të realizimit të investimeve. Kështu, në një nga pikat e raportit thuhet se, "vonesat e kryerjes së procedurave ligjore, programimi jo i saktë i projekteve, rialokimet e shpeshta në zërin investime, praktika këto të hasura në vitet 2006-2007, duhet të shmangen për këtë vit buxhetor, me synimin e sigurimit të një ritmi më të mirë në realizimin e investimeve kapitale". Për sa u përket investimeve të huaja, eksperti për ekonominë, Selim Belortaja, paraqiti shifra pozitive nga krahasim me vitet e kaluara, por që gjithsesi, nuk tregojnë një qëndrueshmëri konstante, e ndikuar kjo edhe nga procesi i privatizimit.
Ekonomia
Lidhur me treguesit e tjerë të ekonomisë, në raport paraqiten shifra të qëndrueshme pozitive. Sipas Selim Belortasë, niveli aktual i inflacionit nuk paraqet situata alarmante, edhe pse i rritur me 4,6 për qind nga 3 për qind, si normë e lejuar nga Banka e Shqipërisë. "Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, ky nivel inflacioni që kemi aktualisht nuk përbën shqetësim serioz, pasi paraqitet 2-3 për qind më i ulët. Kjo vlen edhe për rritjen ekonomike, e cila mbetet në parametrat e dëshirueshme". Lidhur me tregtinë e jashtme, Belortaja e vuri theksin te liberalizimi i cunguar i tregjeve me rajonin. "Nga marrëveshjet e ndryshme tregtare, si MTL-të apo OBT-ja, rrjedhin detyrime për të reduktuar tarifat doganore. E si rrjedhojë, nga ulja e taksave, për qeverinë do të buronin më pak të ardhura nga doganat, gjë që ka ndodhur e kundërta, madje sa vijnë e rriten. Nga kjo pikëpamje, për bizneset nuk ka ndryshuar kushedi se çfarë".
Detaje të raportit
Akti normativ
Për dy vite radhazi, me iniciativë të Ministrisë së Financave, qeveria ka përdorur 2 herë aktin-normativ, si të drejtë që ia jep Kushtetuta "për raste emergjente". Në raport thuhet se, përdorimi i kësaj të drejte kushtetuese nuk është e justifikuar, për aq kohë sa një pjesë e ndryshimeve të paraqitura në buxhet konsiderohen për qëllime të përmirësimit të realizimit të investimeve. Por edhe të treguesve fiskalë.
Investimet e parealizuara
Në raport nënvizohet fakti, se në bazë të të dhënave që ofron Ministria e Financave mbi ecurinë e realizimit të investimeve nga ministritë, nuk ka pasur ritmikë të shpërndarjes. Kështu, Ministria e Arsimit vetëm për muajin dhjetor ka realizuar 25 milionë USD ose 40% të totalit të investimeve të planifikuara. E njëjta situata duket me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila në muajin dhjetor ka realizuar investimet baras me 50% të planit vjetor.
Buxheti i gjyqësorit
Bie në sy buxheti i sistemit gjyqësor, i cili për këtë vit ka marrë vetëm 1% më shumë në krahasim me vitin 2007 në buxhetin e shtetit. Madje, nëse krahasohet me vitin 2005, buxheti i sistemit gjyqësor konsiderohet tepër i vogël. Shifra në ulje duken dhe te prokuroria, e cila ka marrë më pak fonde në krahasim me 2007. Sipas raportit, "sistemi i drejtësisë dhe ai gjyqësor është në reformim dhe pa një mbështetje të mjaftueshme financiare nuk mund të ketë suksese në arritjen e procesit të reformimit"