Topi gjyqtarëve: Ligj në maksimum për njerëzit me pushtet
Pas debateve në distancë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit në KLD të dhjetë gjyqtarëve magjistratë të dekretuar. Vendimet gjyqësore të paekzekutuara sipas Presidentit, duket se janë "harruar" dje, teksa kryefjala ka qenë "gjaku i ri" në drejtësi. Megjithatë, edhe për emërimin e këtyre gjyqtarëve nga KLD-ja, ku Topi është edhe kryetar, Ministria e Drejtësisë nuk kanë qenë dakord sipas propozimeve përkatëse. Megjithatë në fund fiton drejtësia... dhe dhjetë gjyqtarët e djeshëm janë të gëzuar, paçka se do të "degdisen" në gjykatat e rretheve, pasi gjykatat elitë dhe afër kryeqytetit kanë gjyqtarë me përvojë të madhe. Në fillim të ceremonisë, Presidenti iu drejtua ministrit me një përshëndetje dhe më pas iu drejtua foltores për të përshëndetur gjyqtarët magjistratë të sapobetuar. Në fjalën e tij, Presidenti i kërkoi atyre që të respektojnë ligjin dhe të vënë para drejtësisë njerëz me pushtet ose pa pushtet, por më e rëndësishme ishte që njerëzit e thjeshtë të marrin drejtësi.
Të gjithë të barabartë
Ceremonia e betimit të anëtarëve të KLD-së është hapur me fjalën e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili prezantoi dhjetë gjyqtarët magjistratë, tetë femra dhe dy meshkuj. Duke i thirrur një e nga një, gjyqtarët kryen ritin e betimit dhe më pas morën këshillat e Presidentit të Republikës. Sipas numrit një të shtetit, emërimi i gjyqtarëve të rinj nuk nënkupton një rinovim duke pasur parasysh heqjen e përvojës; përkundrazi, shteti ligjor ka nevojë për të gjithë. Topi u shpreh se drejtësia ka nevojë për përvojë, po edhe për integritet të gjyqtarëve, sepse janë ata që do të vazhdojnë karrierën e tyre, po ka nevojë edhe për gjak të ri, për magjistratë të rinj. "Me dëshirën për të ripohuar vullnetin e plotë në ruajtjen dhe respektimin e balancave të pushteteve, por edhe në përmbushje të çdo lloj përgjegjësie që vjen nga Kushtetuta më lejoni, gjithashtu, të shpreh angazhimin tim maksimal në drejtimin e këtij organi qeverisës të gjyqësorit" u shpreh Topi, duke vazhduar se "në asnjë çast mos e konsideroni këtë ceremoni të fillimit të veprimtarisë suaj gjyqësore si diçka thjesht ‘simbolike‘". "Ekzekutimi që ligji kërkon është tregues i përkushtimit dhe integritetit tuaj në detyrë, është formula që ju vendos juve të parët në petkun e misionarëve të drejtësisë, për të cilën, sikurse ne e pretendojmë, duhet të jetë e hapur dhe, në mënyrë absolute jo e mbyllur në interesin tuaj, por në atë të shoqërisë e të çdo qytetari të thjeshtë", vazhdoi ai. Më pas tha se pothuaj një e treta e të gjithë gjyqtarëve në gjykata dhe rrethe gjyqësore kanë titullin magjistratë dhe sipas standardit aktual ligjor, 90 për qind e gjyqtarëve të rinj në sistemin gjyqësor vjen nga kjo shkollë. Presidenti tha se fusha e veprimit të gjyqtarëve të rinj kërkon disa atribute të padiskutueshme, të cilat krijohen e ndërthuren midis filozofisë juridike, kulturës shoqërore dhe përvojës
Realiteti shumë kompleks
Presidenti i kërkoi gjyqtarëve të rinj që në punën e përditshme të veprojnë me atë që në gjuhën popullore quhet "gjykimi i shëndoshë". "Ju duhet të dini që, nëpërmjet juridiksionit që keni fituar në shkollë dhe gjatë praktikës së përditshme, të dini ta aplikoni në praktikat gjyqësore, sepse realiteti dhe shoqëria janë shumë komplekse. Të jesh i drejtë do të thotë të jesh i arsyeshëm, pasi arsyeja siç dihet nga të gjithë, sidomos nga ju që merreni me ligjin, është thelbi i ligjit. Askush nuk e kupton një gjyqtar që komunikon vetëm me librat dhe harron të zbresë në praktikë për të gjetur nga afër logjikën e veprimit. Ne besojmë sot se, gjyqësori shqiptar është më i pasur, sepse atij sot i janë shtuar gjyqtarë të rinj", u shpreh Presidenti. Gjithashtu ai tha se gjyqtarët e rinj duhet të dinë të vlerësojnë praninë e mjaft personaliteteve të shquara të gjyqësorit, mbi të gjitha, ata duhet të dinë të vlerësojnë Kushtetutën, ligjin, të vlerësojnë kompleksitetin që ka shoqëria jonë. "Ata duhet të dinë të vlerësojnë që në gjykim nuk ka rëndësi petku me të cilin vishet individi që është para gjyqësorit, por të vlerësojnë si atë që ka pushtet, si atë që është pa pushtet. Do të kenë më shumë vlerë nëse vlerësojnë, në radhë të parë, njeriun e thjeshtë, i cili çdo ditë thërret e bërtet për drejtësi. Këtë duhet ta bëjmë realitet të gjithë. Është një proces që nuk realizohet nga një gjyqtar i thjeshtë, por nga të gjithë. Ky është përkushtimi ynë sot, ky është motivimi që ne ju japim sot", përfundoi Presidenti, duke takuar të gjithë gjyqtarët.
Lista e gjyqtarëve që u betuan dje
1. Ervin Trashi emërohet në Gjirokastër
2. Irida Kacerja emërohet në Shkodër
3. Matilda Shalla emërohet në Fier
4. Gentian Hamiti emërohet në Fier
5. Vojsava Osmanaj emërohet në Korçë
6. Alma Hoxha emërohet në Krujë
7. Esmeralda Ceka emërohet në Lushnjë
8. Sonjela Voskopi emërohet në Korçë
9. Enerjeta Deraj emërohet në Kavajë
10. Rezarta Mataj emërohet në Kavajë