E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Morinë, banorët përleshen me policinë

Dy konflikte brenda
ditës në Gostil të
Kukësit, në lidhje me
trasenë e rrugës Durrës-
Morinë. Rruga kalon në pronat
e fshatarëve, të cilët brenda 10
orëve janë konfrontuar dy herë
me policinë. "Kjo është toka
ime, nuk më kanë shpronësuar.
Të më shpronësojnë dhe
pastaj le të bëjnë rrugën, unë
nuk jam kundër rrugës", është
shprehur një banore e zonës.
Në rast se përplasja e parë mes
policisë dhe banorëve mundi
të shuhej me anë të dialogut,
në përplasjen e dytë, më të
ashpër, forcat e shumta policore
të përforcuara edhe me
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
të Shkodrës, shoqëruan disa
shtetas. Policia nuk ka kursyer
përdorimin e forcës, për t‘i
dhënë mundësi firmës që kryen
punimet për të vazhduar
me hapjen e trasesë. Ndryshe
nga familja Tafazi, që ka pretendime
vetëm për shpronësimin,
katër familjet me mbiemrin
Sopaj ngrenë pretendime
edhe për moszbatim korrekt
të projektit të rrugës, e cila
sipas tyre, është paditur nga
vetë familjarët edhe në
Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›