Prefektët të pajisin me letërnjoftime 730 mijë qytetarë
Ministri i Brendshëm,
Bujar Nishani, u
kërkoi 12 prefektëve
të vendit se, kërkon ritme të
shpejta në pajisjen me karta
identiteti. Nishani ka deklaruar
zyrtarisht edhe shifrën e saktë të
personave pa pasaportë për jashtë
shtetit në Shqipëri, që është
730 mijë vetë. Këta janë personat
që sipas Nishanit duhet të
njoftohen nga administratat e
bashkive apo komunave dhe të
pajisen të gjithë brenda 15 prillit.
"Pajisja e shtetasve shqiptarë
me letërnjoftime elektronike
është e lidhur ngushtë me ligjin
e ri zgjedhor, i cili përcakton se
votuesit në zgjedhjet e
përgjithshme të 28 qershorit
2009, do të jenë të detyruar të
votojnë vetëm me dy dokumente
të rëndësishme, letërnjoftimet
elektronike dhe pasaportat
aktuale për udhëtim jashtë
shtetit. Me gjithë masat e
marra për garantimin e kapaciteteve
të nevojshme për
mbarëvajtjen e procesit të pajisjes
me letërnjoftimet elektronike,
udhëzimi i ri i mëshon
faktit që do t‘i jepet më shumë
prioritet atyre shtetasve, të cilët
nuk rezultojnë të pajisur me
pasaportë për udhëtim jashtë
shtetit", tha në takim Nishani,
duke saktësuar se janë rreth 730
mijë shtetas shqiptarë, të cilët
janë identifikuar si të papajisur
me pasaportë. Ministri i
Brendshëm theksoi se për të
ndjekur monitorimin e këtij procesi
duhet të ketë një bashkëpunim
të ngushtë mes
prefektëve dhe drejtuesve vendorë
në bashki e komuna. "Shtetasit
të cilët rezultojnë të papajisur
me pasaportë për jashtë
shtetit, në bazë të udhëzimit të
Ministrisë së Brendshme do të
njoftohen deri në 10 shkurt 2009
nga strukturat e njësive vendore
në bashki e komuna për t‘u pajisur
me letërnjoftime elektronike.
Për të gjithë këta shtetas do të
afishohen edhe listat përkatëse
pranë njësive vendore ku ata figurojnë
të regjistruar", tha ministri
i Brendshëm, Bujar Nishani.
Bujar Nishani, u
kërkoi 12 prefektëve
të vendit se, kërkon ritme të
shpejta në pajisjen me karta
identiteti. Nishani ka deklaruar
zyrtarisht edhe shifrën e saktë të
personave pa pasaportë për jashtë
shtetit në Shqipëri, që është
730 mijë vetë. Këta janë personat
që sipas Nishanit duhet të
njoftohen nga administratat e
bashkive apo komunave dhe të
pajisen të gjithë brenda 15 prillit.
"Pajisja e shtetasve shqiptarë
me letërnjoftime elektronike
është e lidhur ngushtë me ligjin
e ri zgjedhor, i cili përcakton se
votuesit në zgjedhjet e
përgjithshme të 28 qershorit
2009, do të jenë të detyruar të
votojnë vetëm me dy dokumente
të rëndësishme, letërnjoftimet
elektronike dhe pasaportat
aktuale për udhëtim jashtë
shtetit. Me gjithë masat e
marra për garantimin e kapaciteteve
të nevojshme për
mbarëvajtjen e procesit të pajisjes
me letërnjoftimet elektronike,
udhëzimi i ri i mëshon
faktit që do t‘i jepet më shumë
prioritet atyre shtetasve, të cilët
nuk rezultojnë të pajisur me
pasaportë për udhëtim jashtë
shtetit", tha në takim Nishani,
duke saktësuar se janë rreth 730
mijë shtetas shqiptarë, të cilët
janë identifikuar si të papajisur
me pasaportë. Ministri i
Brendshëm theksoi se për të
ndjekur monitorimin e këtij procesi
duhet të ketë një bashkëpunim
të ngushtë mes
prefektëve dhe drejtuesve vendorë
në bashki e komuna. "Shtetasit
të cilët rezultojnë të papajisur
me pasaportë për jashtë
shtetit, në bazë të udhëzimit të
Ministrisë së Brendshme do të
njoftohen deri në 10 shkurt 2009
nga strukturat e njësive vendore
në bashki e komuna për t‘u pajisur
me letërnjoftime elektronike.
Për të gjithë këta shtetas do të
afishohen edhe listat përkatëse
pranë njësive vendore ku ata figurojnë
të regjistruar", tha ministri
i Brendshëm, Bujar Nishani.