Revoltat ‘98, Spahia zyrtarisht nën akuzë
Prokuroria e Përgjithshme
ka ridërguar në gjykatë të
pandehurit për revoltat
e vitit 1998. Dje në Gjykatën
e Tiranës, çështja e 14 shtatorit
me shtatë të pandehur, mes
të cilëve edhe zëvendësministri
i Kulturës dhe Sporteve, Ekrem
Spahia, ka filluar sërish procesi.
Por ndryshe nga gjykimet e
mëparshme gjyqësore, i kanë
shpëtuar këtij procesi dy të pandehur
të tjerë që ishin së bashku
në dosje, Frrok Gjini dhe Sali
Shehu, të cilëve u është pushuar
akuza për shkak të imunitetit që
ata gëzojnë si deputetë. Aktualisht
janë nën akuzë Ekrem Spahia,
Alfons Zeneli, funksionari i lartë i
policisë, Shemsi Prençi, Edmond
Ymeri, Dritan Gjeci, Elvis Kamberi
dhe Antonela Malaj. Në sallën e
gjyqit ishin të pranishëm: Ekrem
Spahia, Antoneta Malaj dhe
Shemsi Prençi, ndërsa pjesa tjetër
e të akuzuarve u përfaqësuan nga
avokatët. Por, për shkak se mungonte
prokurori i çështjes hapja
e seancës u caktua pas dy javësh.
Për të ashtuquajturën kryengritje
të 14 shtatorit ekzistojnë tri dosje,
apo tri kategori të pandehurish,
njëra quhet dosja e badigardëve,
tjetra e gazetarëve dhe njerëz të
thjeshtë, të cilët më 14 shtator
1998, morën pjesë në sulmet me
armë ndaj Kryeministrisë dhe
institucioneve të tjera shtetërore.
Për këto ngjarje nuk ka asnjë të
dënuar. Zvarritja e çështjes nga
ana e gjykatës dhe prokurorisë,
bëri që ndaj të tre grupeve të të
pandehurve, të skadonin afatet
e paraburgimit dhe të gjithë të
përfundonin të lirë (me përjashtim
të Izet Haxhisë, i cili ndodhet
në burgjet turke për një çështje
tjetër). Kështu të parët që e fituan
lirinë ishin "gazetarët" më
pas "kryengritësit" dhe të fundit
"bodigardët".
Gjykimi i çështjeve
Në Gjykatën e Tiranës, tashmë
ndodhen 23 persona të akuzuar
për kryengritjen e 14 shtatorit të
vitit 1998. Në një hark kohor prej
dhjetë vitesh, drejtësia shqiptare
nuk ka mundur t‘i japë zgjidhje
kalvarit të gjatë të proceseve
gjyqësore, duke sjellë edhe lirimin
e të gjithë të pandehurve.
Kjo ka ndodhur edhe pse ata
janë të akuzuar për një vepër
penale që parashikon dënimin
jo më pak se 15 vjet burg dhe që
shkon deri në maksimumin "burg
përjetë". Që prej më tepër se shtatë
vjetësh, çështjet në ngarkim
të tre grupeve të të akuzuarve
për "14 shtatorin" ndodhen në
duart e gjyqtarëve të kryeqytetit.
Mbi 5000 seanca gjyqësore janë
zhvilluar, duke mos gjetur fajtorët
e kryengritjes. Sipas gjykatës, në
grupin e parë bëjnë pjesë të pandehurit
gazetarë e ish-gazetarë:
Alfons Zeneli, Antoneta Malaj,
Dritan Zhgjeçi, Edmond Ymeri,
Elvis Kamberi, Eqerem Spahia
dhe Ilir Zhilla. Ata gjykohen nga
gjyqtari Arben Micko. Për këtë
grup, gjykata ka kërkuar që të shikohen
disa pamje filmike, të cilat
janë sekuestruar pas revoltës.
Megjithëse në pamjet filmime
duken qartë edhe protagonistët,
ende gjykata ka shtyrë seancat
gjyqësore. Në grupin e dytë, të
quajtur "kryengritësit" bëjnë pjesë
të pandehurit: Avni Metalija,
Bajram Hidri, Bajram Martini,
Cen Doçi, Gëzim Qordja, Hysni
Gjyriqi, Muharrem Boshnjaku,
Qamil Byberi, Sokol Gashi dhe
Uk Celkola. Grupi gjykohet nga
gjyqtari Artan Broci. Aktualisht,
procesi është në fazën e dëshmive.
Në grupin e tretë bëjnë pjesë
ish-bodigardët: Adem Dollapi,
Izet Haxhia, Kliton Dobrani,
Myftar Lumneshi dhe Sali Lusha.
Këta gjykohen nga gjyqtari Gjin
Gjoni. Edhe në këtë grup gjykimi
është në fazën e dëshmive.
Gjykimi për kryengritje
Prokuroria e Tiranës ka dërguar
në gjykatë tri dosje për "14
shtatorin" me 23 të pandehur.
Ata akuzohen për "kryengritje".
Sipas nenit 221: "Pjesëmarrja në
veprime masive të dhunshme,
si vendosje pengesash apo barrikadash
për të ndaluar forcat
e rendit, rezistenca me armë
apo çarmatosja e tyre, pushtimi
me force i ndërtesave... krijimi i
lehtësirave në favor të kryengritësve
të bëra për të përmbysur
rendin kushtetues, dënohen
me burgim nga pesëmbëdhjetë
gjer në njëzetepesë vjet". Ndërsa
marrja pjesë si udhëheqës
apo organizator në veprimet e
mësipërme dënohet me burgim
të përjetshëm. Ndërkohë, të vetmit
viktima të "drejtësisë" ndaj
kësaj ngjarjeje ishin tankistët e
ushtarët e Gardës, për të cilët
gjykata mbaroi procesin në kohë
rekord e akordoi dënime nga disa
muaj, deri në më shumë se pesë
vite heqje lirie.
ka ridërguar në gjykatë të
pandehurit për revoltat
e vitit 1998. Dje në Gjykatën
e Tiranës, çështja e 14 shtatorit
me shtatë të pandehur, mes
të cilëve edhe zëvendësministri
i Kulturës dhe Sporteve, Ekrem
Spahia, ka filluar sërish procesi.
Por ndryshe nga gjykimet e
mëparshme gjyqësore, i kanë
shpëtuar këtij procesi dy të pandehur
të tjerë që ishin së bashku
në dosje, Frrok Gjini dhe Sali
Shehu, të cilëve u është pushuar
akuza për shkak të imunitetit që
ata gëzojnë si deputetë. Aktualisht
janë nën akuzë Ekrem Spahia,
Alfons Zeneli, funksionari i lartë i
policisë, Shemsi Prençi, Edmond
Ymeri, Dritan Gjeci, Elvis Kamberi
dhe Antonela Malaj. Në sallën e
gjyqit ishin të pranishëm: Ekrem
Spahia, Antoneta Malaj dhe
Shemsi Prençi, ndërsa pjesa tjetër
e të akuzuarve u përfaqësuan nga
avokatët. Por, për shkak se mungonte
prokurori i çështjes hapja
e seancës u caktua pas dy javësh.
Për të ashtuquajturën kryengritje
të 14 shtatorit ekzistojnë tri dosje,
apo tri kategori të pandehurish,
njëra quhet dosja e badigardëve,
tjetra e gazetarëve dhe njerëz të
thjeshtë, të cilët më 14 shtator
1998, morën pjesë në sulmet me
armë ndaj Kryeministrisë dhe
institucioneve të tjera shtetërore.
Për këto ngjarje nuk ka asnjë të
dënuar. Zvarritja e çështjes nga
ana e gjykatës dhe prokurorisë,
bëri që ndaj të tre grupeve të të
pandehurve, të skadonin afatet
e paraburgimit dhe të gjithë të
përfundonin të lirë (me përjashtim
të Izet Haxhisë, i cili ndodhet
në burgjet turke për një çështje
tjetër). Kështu të parët që e fituan
lirinë ishin "gazetarët" më
pas "kryengritësit" dhe të fundit
"bodigardët".
Gjykimi i çështjeve
Në Gjykatën e Tiranës, tashmë
ndodhen 23 persona të akuzuar
për kryengritjen e 14 shtatorit të
vitit 1998. Në një hark kohor prej
dhjetë vitesh, drejtësia shqiptare
nuk ka mundur t‘i japë zgjidhje
kalvarit të gjatë të proceseve
gjyqësore, duke sjellë edhe lirimin
e të gjithë të pandehurve.
Kjo ka ndodhur edhe pse ata
janë të akuzuar për një vepër
penale që parashikon dënimin
jo më pak se 15 vjet burg dhe që
shkon deri në maksimumin "burg
përjetë". Që prej më tepër se shtatë
vjetësh, çështjet në ngarkim
të tre grupeve të të akuzuarve
për "14 shtatorin" ndodhen në
duart e gjyqtarëve të kryeqytetit.
Mbi 5000 seanca gjyqësore janë
zhvilluar, duke mos gjetur fajtorët
e kryengritjes. Sipas gjykatës, në
grupin e parë bëjnë pjesë të pandehurit
gazetarë e ish-gazetarë:
Alfons Zeneli, Antoneta Malaj,
Dritan Zhgjeçi, Edmond Ymeri,
Elvis Kamberi, Eqerem Spahia
dhe Ilir Zhilla. Ata gjykohen nga
gjyqtari Arben Micko. Për këtë
grup, gjykata ka kërkuar që të shikohen
disa pamje filmike, të cilat
janë sekuestruar pas revoltës.
Megjithëse në pamjet filmime
duken qartë edhe protagonistët,
ende gjykata ka shtyrë seancat
gjyqësore. Në grupin e dytë, të
quajtur "kryengritësit" bëjnë pjesë
të pandehurit: Avni Metalija,
Bajram Hidri, Bajram Martini,
Cen Doçi, Gëzim Qordja, Hysni
Gjyriqi, Muharrem Boshnjaku,
Qamil Byberi, Sokol Gashi dhe
Uk Celkola. Grupi gjykohet nga
gjyqtari Artan Broci. Aktualisht,
procesi është në fazën e dëshmive.
Në grupin e tretë bëjnë pjesë
ish-bodigardët: Adem Dollapi,
Izet Haxhia, Kliton Dobrani,
Myftar Lumneshi dhe Sali Lusha.
Këta gjykohen nga gjyqtari Gjin
Gjoni. Edhe në këtë grup gjykimi
është në fazën e dëshmive.
Gjykimi për kryengritje
Prokuroria e Tiranës ka dërguar
në gjykatë tri dosje për "14
shtatorin" me 23 të pandehur.
Ata akuzohen për "kryengritje".
Sipas nenit 221: "Pjesëmarrja në
veprime masive të dhunshme,
si vendosje pengesash apo barrikadash
për të ndaluar forcat
e rendit, rezistenca me armë
apo çarmatosja e tyre, pushtimi
me force i ndërtesave... krijimi i
lehtësirave në favor të kryengritësve
të bëra për të përmbysur
rendin kushtetues, dënohen
me burgim nga pesëmbëdhjetë
gjer në njëzetepesë vjet". Ndërsa
marrja pjesë si udhëheqës
apo organizator në veprimet e
mësipërme dënohet me burgim
të përjetshëm. Ndërkohë, të vetmit
viktima të "drejtësisë" ndaj
kësaj ngjarjeje ishin tankistët e
ushtarët e Gardës, për të cilët
gjykata mbaroi procesin në kohë
rekord e akordoi dënime nga disa
muaj, deri në më shumë se pesë
vite heqje lirie.