E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës; Overdoza, gjendet i pajetë 25-vjeçari Katrelli



Një i ri 25-vjeçar nga Durrësi që u gjet i pajetë në një lagje të qytetit bregdetar, dyshohet se ka vdekur nga overdoza. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në mesnatë, duke u gdhirë dita e djeshme, përkatësisht rreth orës 1:00 të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Katrelli, 25 vjeç, banues në lagjen numër 9 të këtij qyteti, u gjet nga një kalimtar i rastit në lulishte. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që nisi veprimet procedurale të rastit. Nga këqyrja që iu bë trupit dhe vendit ku u gjet ai, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shiringë me lënde narkotike. Paraprakisht, dyshohet se i riu e kishte injektuar drogën në vena nëpërmjet asaj shiringe. Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mbidoze droge. Sipas burimeve mësohet se në trupin e 25-vjeçarit nuk ka dëmtime te tjera. I riu njihej si përdorues i rregullt i drogës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›