Durrës-Plepa, rikonstruksioni në masën 50 për qind

22/03/2005 Katër firma për të përfunduar rrugën brenda 15 qershorit
DURRËS - Me afrimin e sezonit të ri turistik në Durrës, firmat sipërmarrëse për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit kanë përshpejtuar punimet për ta përfunduar projektin para fillimit të fluksit të pushuesve.
Rruga
Rruga në një gjatësi 4.2 km dhe që fillon tek Ura e Dajlanit e përfundon te stacioni në Plepa, sipas kontratës së lidhur mes firmave fituese, duhet të dorëzohet më 15 qershor. Firma “Alissa Construcioni”, “ANK” dhe “Cobial”, tre muaj më parë, kanë marrë përsipër të jenë ato zbatueset e projektit, por për shkak të afrimit të sezonit veror në marrëveshje mes palëve është afruar edhe një firmë e katërt. Kjo ka bërë që secila prej tyre të marrë përsipër të realizojë rikonstruksionin në 1 km, duke e ndarë afërsisht në mënyrë të barabartë volumin e punës, që do të duhet të kryhet në 4.2 km, me një fond të përgjithshëm 949 milionë lekë. Puna në këtë aks rrugor, e ndërprerë shpeshherë, për shkak të motit me reshje të shumta, ka vazhduar pothuajse pa ndërprerje, duke shfytëzuar edhe ditët e pushimit.
Punimet
Drejtues të firmave kanë pohuar se punimet në rrugë po ecin normalisht dhe deri më tani është mbyllur rreth 50 për qind e punimeve.
Preng Kola, inxhinieri i firmës “ANK”, firmë që ka nisur punimet tek Ura e Dajlanit dhe kufizohet me firmën tjetër te vendi i
quajtur Rrota e Kuqe, ka theksuar se të gjitha firmat kanë mbyllur pjesën më të vështirë të punimeve. Ai thekson se është hedhur shtresa e çakëllit, është shtrirë rrjeti i ujit të pijshëm, rrjeti elektrik dhe i telefonisë, janë ndërtuar trotuaret në dy anët, shumë rrugë dytësore janë në përfundim e sipër si dhe në javën tjetër pritet që të fillojë shtrimi me asfalt në njërin krahë të rrugës. Inxhinieri ka thënë se punimet në këtë aks janë vështirësuar shumë edhe për shkak të qarkullimit të denduar të automjeteve, pasi Plazhi është ndër zonat më të populluara dhe se kjo rrugë lidh qytetin bregdetar me Jugun e vendit.
Gjithsesi, Prenga pohon se në kushte të tilla është punuar herë në njërin krahë e herë në tjetrin.
Në aksin nga Ura e Dajlanit deri te sektori Hekurudha ka përfunduar instalimi i rrjetit elektrik, vendosja e tubave dhe trotuaret nga të dy anët e rrugës, si dhe trotuari ndarës i gjashtë korsive të kalimit, nga tre në çdo anë.
Me të njëjtin ritëm po ecet edhe nga firma që ka nisur punën nga Plepat drejt Adriatikut.
“S’ka zgjidhje për kanalizimet, mungojnë mbikalimet në rrugë”
Banorët, rezerva për projektin
Megjithë punën voluminoze, në këtë aks rruge, ajo që duket se nuk do të zgjidhet për banorët e Plazhit janë kanalizimet e ujërave të zeza dhe mbikalimet. Sipas drejtuesve ligjor të firmave, në projekt nuk është parashikuar zëri për këto lloj punimesh dhe se gjithçka do të kërkojë fonde të tjera.
Në zonën e Plazhit, përveç hoteleve, që janë ndërtuar nga të dyja anët e rrugës, ka edhe mjaft ndërtesa të vogla, një dhe dykatëshe, në të cilat janë ndërtuar dhoma me qira për pushuesit. Pjesa më e madhe e këtyre banesave kanë bërë gropa septike, ndërsa një pjesë e hoteleve ujërat e zeza i derdhin në det në të gdhirë të ditës. Kjo ka shkaktuar reagime te pushuesit, të cilët krahas pakënaqësisë për furnizimin e dobët me ujë të pijshëm kanë reaguar edhe ndaj mungesës së kanalizimeve.
Por edhe lënia jashtë projektit e ndërtimit të mbikalimeve në këtë zonë duket se do të ndikojë në uljen e numrit të frekuentuesve të Plazhit, pasi familjarët do i druhen shumë rrezikut të aksidenteve automobilistike, të cilat nuk kanë qenë të pakta edhe kur segnmeti rrugor ka qenë i dëmtuar.
4.2 km
gjatësia e rrugës
3.2 km
shëtitorja bregdetare
2.7 km
gjatësia e rrugëve dytësore
949 milionë lekë
fondi për rikonstruksion