E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festohet 40-vjetori i krijimit dhe 15-vjetori i falimentimit

22/03/2005  Kombinati Prodhimit të Armëve

POLIÇAN - Uzina e prodhimit të armëve „feston“ 40-vjetorin e lindjes dhe 15-vjetorin e falimentimit. Uzina e prodhimit të armëve dhe municioneve ushtarake në qytetin e Poliçanit ka mbushur 40 vjet nga hapja e saj në datën 17 mars të vitit 1965, por festa u shty edhe për 4 ditë të tjera, edhe pse qindra punëtorë ishin mbledhur para podiumit të përgatitur për festën nga mungesa e ministrit të Mbrojtjes, Majko. Dje, megjithëse me vonesë, është festuar së bashku me kreun e Mbrojtës 40-vjetori i fillimit të punës së kësaj uzine. Uzina ishte e ndarë në zona sipas prodhimit të specialiteteve të ndryshme, ku ishin reparti mekanik, një zonë që prodhonte granata e predha, një tjetër për kapsollat dhe puna shkonte zinxhir, deri edhe prodhimi i armëve si dhe prodhimi i veçantë i kopjimit të automatikut të “diversantit” Xhevdet Mustafa etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›