“Themi Qose, taksisti, u vra dhe u grabit nga gardisti”

22/03/2005 FIER/ Vrasësi ishte “arratisur” nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak në janar të vitit 2005
FIER – Policia identifikon vrasësin e 55-vjeçarit nga Lushnja, Themi Qose, mbrëmjen e së dielës në Marinëz, të Fierit, ndërsa ai është arrestuar në orët e vona të ditës së djeshme në Berat. Sipas policisë, mësohet se motivi ka qenë grabitja e autoveturës së viktimës, i cili punonte si taksist.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel, afër fshatit Marinëz të rrethit Fier.
Krimi
Burimet nga policia bëjnë të ditur se viktima Themi Qose, 55 vjeç, nga qyteti i Lushnjës punonte si shofer taksie me automjetin e tij tip “Benz”, me targa LU 6510 B. Ende nuk konfirmohet se në ç’vend është takuar viktima dhe autori dhe si janë gjendur në fshatin Marinëz të Fierit.
Në qafën e viktimës 55-vjeçare, sipas policisë janë, gjetur të prera thike, si dhe shumë goditje në trupin e tij, të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.
Pas krimit, autori është larguar, duke e lënë viktimën dhe vetë ka marrë makinën për të udhëtuar në drejtim të fshatit të tij të lindjes, Lapardha, saktësojnë të njëjtat burime të policisë. Policia kriminale, pasi ka marrë të dhënat e para dhe ka pyetur mjaft dëshmitarë, kolegë të viktimës, ka zbuluar autoveturën e vjedhur dhe më pas, në bashkëpunim me kolegët e Beratit, kanë identifikuar në bazë të gjurmëve autorin e dyshuar, ndërsa e kanë zhvendosur aksionin në fshatin Lapardha.
Hetimi
Burimet zyrtare të policisë fierake bëjnë të ditur se një nga shkaqet kryesore të kësaj vrasjeje ka qenë grabitja e automjetit të viktimës Themi Qose, babait të tre fëmijëve. Kjo për faktin se autori pas krimit ka marrë makinën dhe e ka çuar atë në banesën e tij. Po ashtu, sipas policisë, mësohet se viktima nuk kishte probleme hasmërie, njihej si një njeri i qetë dhe në një gjendje ekonomike të dobët.
Policia e Fierit, pasi ka identifikuar plotësisht autorin, është vënë në ndjekje të tij.
Po ashtu, këto burime zyrtare pohojnë se vrasja dyshohet të jetë kryer pa bashkëpunëtor, nga vetë 20-vjeçari nga Lapardhaja.
Viktima
Të afërm të viktimës, kolegët dhe fqinjët e tij, tregojnë se ditën e vrasjes Themi Qose kishte nisur punën si zakonisht, duke pritur klientin e radhës. Ai është parë nga kolegët e tij në mëngjes, duke marrë një tregtar ambulant, të cilin e ka çuar deri në Berat, por ideja se ky shtetas mund të ketë lidhje me vrasjen bie poshtë, pasi 55-vjeçari është kthyer nga Berati dhe ka takuar përsëri kolegët e tij.
Taksisti i vrarë dy net më parë jetonte në kushte jo të mira ekonomike. Ai njihej si një njeri i qetë dhe jo konfliktual, apo me hasmërira. E shoqja e tij gjithashtu kishte gjetur një mundësi për të mbijetuar dhe për të mbajtur dhe fëmijët në shkollë, duke shitur rroba në mënyrë ambulante në afërsi të stacionit të trenit të Lushnjës, ku ndodhet dhe tregu.
Gjurmët në makinë, identifikuan autorin
Ushtari i arratisur i Gardës, vrasës
Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, mësohet se Neim Behari, 20 vjeç, banor në fshatin Lapardha, të Beratit, është i dyshuar si autori i vrasjes së babait të tre fëmijëve.
Neim Behari, 20 vjeçari i dyshuar për vrasje, mësohet se ka qenë ushtar i Gardës së Republikës dhe se ka braktisur detyrimin ushtarak në janar të vitit 2005, ndërsa nuk është kërkuar nga komanda.
Sipas të afërmëve të të dyshuarit, mësohet se ai vuante nga deliri dhe në moshën 1-vjeçare, i kishte rënë një sëmundje, e cila i ishte përsëritur rreht një vit më parë. Prej kësaj kohe ai ka qënë nervoz dhe i dhunshëm në familje, por jo në shoqëri.
Behari ka qënë emigrant në Greqi dhe është kthyer që andej në dhjetor të vitit 2004.
Burimet e policisë shprehen për gazetën “Metropol”, se aksioni për identifikimin e ndalimin e autorit Neim Behari është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, pasi është zbuluar që autori është nga një fshat i këtij Qarku dhe pikërisht nga Lapardhaja, ku dhe është gjetur makina pas krimit. Gjetja e autoveturës dhe këqyrja e gjurmëve në të, mundësoi identifikimin e grabitësit dhe vrasësit të dyshuar.
Rrëfimi i çobanit Aqif Arapi, dëshmitar i vrasjes
“E futi në bagazh e më pas e theri me thikë”
Vrasja e pasdites së të dielës, e taksistit Themi Qose, nga qyteti i Lushnjës edhe pse në orët e vona të pasdites e ka një dëshmitar. Një çoban nga fshatrat e Lushnjës, i cili është dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarjeje, i tmerruar rrëfen mbi ngjarjen.
Sipas Aqif Arapit, banor i fshatit Kryekuq, të rrethit Lushnjë, ngjarja ka ndodhur në kodrat e Marinzës, afër një kabine elektrike, jo shumë larg një stani dhënsh.
“Ka qenë ora rreth 16.30, nis e tregon çobani, kur kam parë me sytë e mi skenën e dhimbshme. Makina erdhi nga kthesa e Marinzës, e mori drejtimin nga kabina elektrike, rreth 200 metra më larg. Aty makina ka ndaluar dhe zbritën dy vetë, një më i vjetër dhe tjetri më i ri. Debatuan me njëri-tjetrin. Pse dhe qysh nuk di, por njëri prej tyre, më i riu, e godeti me grushte. Pastaj hipi në makinë dhe me indietro e çoi makinën afër kabinës, por më parë ka hedhur më të vjetrin zvarrë në bagazh. Atje nuk pashë se çfarë ndodhi dhe çfarë veprimi bëri, se s’më linte kabina. Pastaj kisha frikë se mos më trembeshin fëmijët, që kisha në stan. Viktima po vdiste se dëgjoja rënkime dhe thirrje të dhimbshme. Autori mori makinën në ngjyrë bari dhe iku. Pas një ore ka ardhur policia dhe unë u tregova me hollësi se çfarë pashë”, përfundon çobani.
Aqif Arapi nuk harron të shtojë se, të dielën, ai është ndodhur përballë ekspertëve të policisë për të treguar gjithçka dinte rreth ngjarjes.
”Unë kam punën time dhe kam delet për të ruajtur, përfundon ai, por kurrë nuk do të doja të shikonte njeri skena të tilla makabre”.