Tatuazhi identifikon kufomën e bunkerit

22/03/2005 Mashkulli i gjetur, Bashkim Hoxha, i zhdukur tri muaj më parë
BERAT – Quhej Bashkim Hoxha, i martuar me dy fëmijë, i zhdukur që prej 3 muajsh. Kjo është “CV” e kufomës së gjetur dy ditë më parë në fazë dekompozimi brenda një bunkeri në qytetin e Urës Vajgurore. “Sapo dëgjova lajmin në radio dhe e lexova në gazetë për gjetjen e një kufome në rrethinat e qytetit të Urës-Vajgurore, u nisa menjëherë në policinë e Beratit, pasi dyshova se mund të ishte vëllai im”. Kështu mësohet t’i ketë thënë hetuesit të çështjes, vëllai i personit të gjetur dy ditë më parë. Durim Hoxha, banor i lagjes “Naftëtari” të qytetit të Patosit, dje rreth orës 10 të paradites, ka shkuar në polici, ku ka dhënë shënjat, me anën e të cilave ai e ka njohur vëllanë e tij. “Vëllanë tim e quajnë Bashkim, ka dy fëmijë dhe gruan, ka një tatuazh në krahun e majtë, një spirancë me mbishkrimin “dt. 19.3.1971”, është operuar dhe nuk e ka një veshkë, edhe me rroba ka qenë i veshur me ato që lexova në gazetë, ka pohuar i interesuari për identifikimin e kufomës të gjetur në kodrën e Gurit të Bardhë, në mesditën e djeshme. Më pas ka qenë grupi i ekspertëve, që ka mësuar faktin se viktima ka qenë i martuar dhe se ka dy fëmijë, që, sipas vëllait të viktimës, janë në Greqi dhe se janë lajmëruar prej tij që të vijnë menjëherë në Shqipëri, pasi është gjetur babai dhe bashkëshorti i humbur rreth tre muaj më parë. Rreth datës 16-17 janar të këtij viti, viktima kishte ardhur nga Greqia dhe se kishte qëndruar vetëm një natë në shtëpinë e vëllait dhe më pas është larguar pa e lajmëruar.