Kontrabandë Shqipëri–Mali i Zi bllokohen 42 koli me cigare

22/03/2005 Një kontrabandist në pranga, një tjetër në kërkim
SHKODËR – Mbrëmjen e së dielës, forcat e policisë së Drejtorisë së Shkodrës kanë bllokuar një kamion me 42 koli me cigare kontrabandë, në breg të liqenit të Shkodrës, të cilat do të kalonin në drejtim të Malit të Zi. Në lidhje me këtë ngjarje, një shtetas është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur person në kërkim.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur se, rreth orës 21.00 të së dielës, nga një operacion i zhvilluar nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër dhe asaj të Rendit Publik e Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është bërë e mundur që të bllokohet një sasi prej 42 koli cigare të markave të ndryshme. Po ashtu është kapur në flagrancë dhe arrestuar shtetasi 54-vjeçar Vasel Kalaj, banues në fshatin Vukpalaj të rrethit Malësi e Madhe.
Sasia prej 42 koli cigare është gjetur dhe bllokuar në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në breg të Liqenit të Shkodrës në rrethin e Malësisë së Madhe. Cigaret janë gjetur të ngarkuara në një kamion me targë MA 0295 B dhe po bëhej gati që të zbarkohej dhe të kalohej kontrabandë në drejtim të Malit të Zi.
Sipas burimeve të policisë mësohet se nga ana e tyre është bërë bllokimi e sekuestrimi i 42 kolive cigare, nga të cilat 27 koli i përkisnin markës “Karelia Slims”, 11 koli ishin të markës “Monte Carlo” dhe 4 koli të markës “Assos”. Po ashtu është bllokuar dhe sekuestruar dhe automjeti tip kamion, me anë të të cilit është bërë transportimi deri në breg të liqenit i kësaj sasie cigaresh. Ndaj shtetasit Vasel Kalaj janë kryer veprimet proceduriale dhe është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të kontrabandës me mallra të akcizës e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë nga hetimet e deritanishme është identifikuar dhe bashkëpunëtori i tij, Nazmi Adem Cubaj, 40 vjeç, nga Malësia e Madhe, i cili është shpallur në kërkim.
Kjo është hera e dytë që nga fillimi i këtij viti që blutë e Shkodrës kapin sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.
Precedenti
Para 4 ditësh u bllokua punishtja e cigareve
Vetëm katër ditë më parë, policia e Shkodrës ka bllokuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme cigaresh të falsifikuara “Marlboro” dhe “Ronhill”. Kontrolli në ambientet e fabrikës së cigareve N.V.Golden është bërë gjatë orëve të vona të së premtes. Policia e Shkodrës ka bërë ndërkohë arrestimin në flagrancë të Sadetin Hataj, 49 vjeç, dhe Fatmir Bishanakaj, 36 vjeç, që të dy me banim ne qytetin e Shkodrës. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale të falsifikimit teë stampave, si dhe prodhimit e shitjes së lëndëve të rrezikshme për shëndetin, vepra këto të kryera në bashkëpunim. Shtetasit Sadetin Hataj dhe Fatmir Bishanaku në momentin e kontrollit që i është bërë fabrikës nga një operacion i zhvilluar nga forcat e policisë, rreth orës 20.00 të ditës së premte, janë gjetur duke prodhuar në mënyrë të kundraligjshme cigare të markës “Marlboro” dhe “Ronhill” në fabrikën e prodhimit të cigareve N.S.Golden. V.A.