“’Mjaft’ preh e interesave politike”
22/03/2005 Robert Damo akuzon
KORÇË – “Lëvizja ‘Mjaft’ ka rënë preh e interesave politike të qarqeve të caktuara.” Kështu ka deklaruar dje kryetari i Bashkisë Korçë, Robert Damo, në një konferencë shtypi, ku ka denoncuar një takim të organizuar nga prefekti i Korçës ditën e diel, lëvizja “Mjaft” si dhe deputeti i zonës, Ben Blushi, me qytetarët korçarë. Damo ka theksuar në konferencën e tij se ai është “harruar” nga takimi “rastësisht”, megjithëse problemet që do trajtoheshin kishin të bënin me qytetin. Duke iu referuar takimit kryetari i Bashkisë tha se, “lëvizja ‘Mjaft, ose më mirë disa përfaqësues të saj në Korçë mashtruan opinionin qytetar. Debati ishte organizuar vetëm me prefektin dhe një pjesë të intelektualëve të qytetit, gjë e konfirmuar edhe nga teksti i ftesës së shpërndarë nën siglën e kësaj lëvizjeje”.