“Sindikata të ndërhyjë në bashki për mosmarrëveshjet tona”
22/03/2005 Taksistët e Durrësit apelojnë për ndihmë
DURRËS - Taksistët e Durrësit i kanë kërkuar krerëve të Sindikatës së Pavarur të Transporteve që të ushtrojnë presion te Bashkia e Durrësit për nënshkrimin e një protokolli mes palëve. Konkurrenca nga targat e bardha, mosmarrëveshjet mes taksive 4+1 me furgonët taksi 8+1 dhe probleme të tjera të mbartura prej kohësh kanë shtyrë shërbimin e taksive 4+1 t’i kërkojnë kreut të
sindikatës, Gëzim Qato, të ndërmarrë takim me drejtuesit e Bashkisë së Durrësit.
Ata kanë kërkuar që bashkia të luftojë konkurrencën e pandershme, të përcaktojë vendin e qendrimit të tyre si dhe të shtyjnë kontratën e shërbimit taksi nga 1-vjeçare në 5-vjeçare.
Në Durrës ushtrojnë këtë aktivitet afro 80 taksi 4+1 dhe në bazë të ligjit raporti i tyre me furgonët taksi 8+1 duhet të jetë 9 me 1. Nisur nga numri i popullsisë, Durrësi ka të planifikuar 200 taksi, por pjesa më e madhe janë furgonë 8+1 dhe kjo ka bërë që taksitë e vogla të përfshihen në debate brenda sindikatës së tyre, ku aderojnë edhe taksitë furgonë, të cilët janë prej dy javësh në grevë.
Për të zgjidhur mosmarrëveshjen, ata shohin si të vetmen mundësi
ndërhyrjen e Bashkisë, e cila, sipas tyre, ka dhënë licensë pa marrë në konsideratë ligjin. Në të njëjtën kohë taksistët janë shprehur se ata duhet të gëzojnë të drejtën e shitjes së taksisë së bashku me licensën.
Deri më tani taksistët, edhe pse kanë paguar të gjitha detyrimet, nuk kanë pasur të drejtë të tregtojnë së bashku me taksinë edhe licensën, duke bërë që për të njëjtën taksi të paguhet dy herë për licensë në ushtrim aktiviteti.
Këkresat
Luftë konkurrencës së pandershme
Vendi i qëndrimit i përcaktuar
Shtyjrje të kontratës nga 1-5-vjeçare