E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parisi, qyteti i të vdekurve

22/03/2005  Sartri me zor zë vend në 100 figurat kombëtare në një sondazh në Francë, por ai ka qenë i fundmi intelektual francez

Salloni është tradita e vërtetë franceze, të cilës i përket klasa aktuale intelektuale. Dhe në një sallon, idetë nuk gjykohen sipas të vërtetës së tyre, por sipas përdorimit pragmatik në menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e një karriere. Të paktën, Sartri tregoi se si e vërteta duhet të ndëshkojë pushtetin – qoftë stalinizmin në vitet dyzetë, qoftë SHBA në vitet pesëdhjetë

Një vizitë në Librarinë e Bregut të Majtë Francez është depresionuese, me gjithë ata radhë librash të Gallimard, kaq bukur të prodhuar dhe kaq të zbrazët nga brenda. Botimet e kota kanë varrosur mendimin e vërtetë dhe kanë rritur falsitetin. Gjë që është edhe arsyeja përse, edhe në dritën e diellit pranveror, Parisi është, gjithsesi, qyteti i të vdekurve – një varr shumë i bukur për një kulturë të vdekur

The Guardian

Ideja që francezët i respektojnë shumë intelektualët e tyre, vështirë të largohet nga mendjet e evropianëve. Dhe kur bredh nëpër rrugët e kujtdo qyteti francez, është e lehtë të kuptosh përsenë. Të ndjerët Volter, Hygo dhe Racine duket sikur do të shfaqen pas çdo qosheje ashtu si edhe i ndjeri Bonapart. Në nivell lokal dhe shtetëror, qeveria franceze përlqen të shfaqë reputacionin kulturor përmes të vdekurve të lavdishëm. “La terre et les morts” përfshin me kënaqësi si inteligjentët, ashtu edhe kalorësit.

Në të kundërt, qendra gjeografike e Londrës nuk ka një Shesh i Shekspirit, Rruga Milton apo Sheshi Dickens. Në vend të kësaj, në Angli është Sheshi Trafalgar – dhe ai Vaterlo aty pranë. Lufta dhe gjakderdhja, është ajo çfarë ka kërkuar tradicionalisht mendja zyrtare britanike, kur ka dashur të kërkojë hapësirë publike për vlerat e veta.

Si admiruesit britanikë të Francës, ashtu edhe kritikët mund të kapen pas këtij fakti dhe ta përdorin atë për të mbështetur idetë e tyre. Frankofilët e ndjeshëm ndiejnë se gjërat do të ndryshonin për ta nëse do të largoheshin nga toka e mjegullës, errësirës dhe filistinizmit të sponsorizuar nga shteti. Por skeptikët pranojnë se në Francë, intelektual është emri me të cilin thirret njëri që fle gjithë ditën, dhe ata vënë në dyshim faktin që influenca publike e intelektualëve shpjegon hipokrizinë, mizorinë dhe mungesën e rrjedhës logjike të qeverive franceze.

Tashmë del në pah lajmi që intelektuali më i njohur francez i Shekullit 20, Jean Paul Sartre është larguar nga lista, nga ana e opinionit publik francez. Sondazhi i kryer për të zbuluar 100 personazhet më të dashura të shekullit, kryer nga stacioni televiziv France 2, e vendos atë në vend të 96 – prapa heroit të antiglobalizimit Jose Bove në vend të 87. Me sa duket, kur vjen fjala te shijet intelektuale, francezët janë po aq delikatë sa edhe pjesa tjetër e botës, në dallimin e vlerave.

2005 është 100-vjetori i lindjes si dhe 25-vjetori i vdekjes së Sartrit. Dhe gjatë të gjithë jetës së tij, ai ishte material për renditje. I vogël, i shëmtuar, që mbante erë, ai ishte intelektuali dobiprurës më i lartë francez i shekullit 20, sepse ai dukej se konfirmonte kaq shumë paragjykime në lidhje me rritjen. Disa nga ata që e kanë takuar, thonë se ai mbantë erë dhie. Dhe jeta seksuale, sigurisht që kishte të njëjtën prirje. Simone de Beauvoir, shkrimtarja e pastër e prozës së bukur, mendonte se partneri i saj kishte “një anë diabolike: ai ftonte vajzat e vogla, duke u shpjeguar shpirtin e tyre”.

Por, ndërkohë që Sheshi Sartre është goxha larg, vetë filozofi i madh e ruan rëndësinë e tij si i fundmi filozof i madh francez – një njeri që qëndroi gjatë të gjithë kohës në pararojë në drama, ese, romane dhe punime më teknike filozofike.

Ai ishte romantik në lidhje me arsyen, dhe komunikonte pasionin e vërtetë dhe të qëndrueshëm. Pas vdekjes së tij, klasa e intelektualëve u zhyt në analizën e brendshme të mendjeve aspak interesane. Në vitet shtatëdhjetë, dolën disa figura vërtet qesharake, si Bernard-Henry Levy dhe Andre Glucksmann, të cilët u hodhën në treg si filozofët e rinj. Sot, emrat e tyre kanë mbetur në listën e filozofëve të mërzitshëm.

Vulgariteti i mendjeve të trye të orientuara nga fitimi, i ktheu ata në sipërmarrës që kthenin mendimin në produkte. Kërcyen menjëherë drejt fitimit të tregut të lirë. Eshtë shansi kryesor – dhe aparati fotografik – që ofron qëndrueshmërinë e vetme në karrierën e tyre. Talenti i tyre i vërtetë konsiston në aftësinë për të thurur një valë fjalësh përreth një problemi – në mënyrë të tillë që formulimi të fshehë dhe pështjellojë, në vend që të zbulojë.

Pretendimi i mantelit të filozofëve origjinalë të shekullit të tetëmbëdhjetë, të cilët në emër të arsyes, i bënë ballë çdo përndjekjeje, duket pjesa më pa lidhje e gjithë kësaj shfaqjeje. Sepse, pavarësisht shfaqjes së mospajtimit të mendimeve, këta shkrimtarë janë pjesë e krijesës franceze. Ata janë bashkëfajtorë në gatishmërinë e kësaj krijese për të lajkatuar mendimtarin dhe fetishizuar mendimet e tij, në mënyrë që të dy bashkë të kthehen në episode të historisë së shijes.

Salloni është tradita e vërtetë franceze, të cilës i përket klasa aktuale intelektuale. Dhe në një sallon, idetë nuk gjykohen sipas të vërtetës së tyre, por sipas përdorimit pragmatik në menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e një karriere. Të paktën, Sartri tregoi se si e vërteta duhet të ndëshkojë pushtetin – qoftë stalinizmin në vitet dyzetë, qoftë SHBA në vitet pesëdhjetë. Dështimi i filozofëve postSartrianë është vetëm një aspekt i një kolapsi më të gjerë.

Mes historianëve nuk ka pasardhës të Fernand Braudel dhe kritika letrare nuk njeh një gjeni të barabartë me Roland Barthes. Një vizitë në Librarinë e Bregut të Majtë Francez është depresionuese, me gjithë ata radhë librash të Gallimard, kaq bukur të prodhuar dhe kaq të zbrazët nga brenda. Botimet e kota kanë varrosur mendimin e vërtetë dhe kanë rritur falsitetin. Gjë që është edhe arsyeja përse, edhe në dritën e diellit pranveror, Parisi është gjithsesi qyteti i të vdekurve – një varr shumë i bukur për një kulturë të vdekur.

De Gaulle ose Piaf, por jo Napoleoni

Charles de Gaulle ishte i vetmi udhëheqës politik në listën e dhjetë personaliteteve, nga të cilët shikuesit francezë do të zgjedhin burrin apo gruan më të shquar të historisë së tyre. Rivalët e heroit të luftës ishin dy shkencëtarë, dy komedianë, një këngëtar dhe një eksplorues nënujor si dhe një murg. Por nuk kishte vend për udhëheqës të tjerë të mëdhenj si Napoleoni, Charlemagne, Luigji XIV apo Fransua Miteran, të cilët të gjithë ishin shumë poshtë në listën e 100 personazheve. Presidenti i sotëm, Zham Shirak, zinte vendin e 42.

10 emrat u bënë publikë në një transmetim live nga dhoma e lartë e Parlamentit, Senati, në televizionin Francë 2. Gjatë dy javëve të fundit, ky stacion do të transmetojë dokumentarë gjysmë orësh, në të cilën figura të famshme të kohëve të sotme do të flasin për të mbrojtur kandidatin e tyre të preferuar. Publiku mund të votojë përmes internetit, ose telefonit dhe fituesi do të shpallet në një datë tjetër në Senat.

Veç De Gaulle, kandidatët e tjerë janë Marie Kyri dhe Louis Pasteur, komikët Coluche dhe Bourvil; shkrimtarët Viktor Hygo dhe Molier; këngëtarja Edith Piaf, eksploruesi nënujor Zhak Kosto; dhe i vetmi konkurrues që është gjallë, 92-vjeçari Abbe Pierre, që ka kaluar gjysmë shekulli duke punuar për të pastrehët. Në listën e gjatë të personaliteteve, Napoleoni zinte vendin e 16; Charlemagne ishte i 22-i; Miteran i 24; Zhan D’Ark 31 dhe Luigji IXIV zinte vendin 50. Udhëheqësi revolucionar Robespier ishte në vend të 71.

Kryesportisti në listë ishte Zinedine Zidane në vend të 21, i ndjekur nga futbollisti Michel Platini në vendin 41, dhe tenisti Noah në vend 56.

Nga bota e aktorëve Fernandel ishte i 13, i ndjekur nga Louis de Funes dhe Jean Gabin në vendet 17, 18. Gerard Depardieu zinte vendin 99. Programi ishte realizuar sipas formatit të BBC, emision në të cilin publiku britanik zgjodhi Churchillin si njeriun e shekullit. Në Gjermani shikuesit zgjodhën Konrad Adenauerin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›