Meta: Plani im, per integrimin ne BE dhe heqjen e vizave

Numri dy i qeverise shqiptare njeheresh minister i Jashtem, Ilir Meta, ne nje interviste per radion "BBC" eshte shprehur se Shqiperia ka mbeshtetje te forte, per integrimin ne Bashkimin Evropian. Nderkohe ai nuk ka munguar te shprehe vendosmerine per realizimin e te gjitha reformave integruese, te vendosura si kushte per Shqiperine. Njeheresh ai eshte shprehur dhe per takimin me homologun Jeremic si dhe per keqkuptimin e deklaratave nga ana e ministrit rus, Lavrov. Deklaratat e Metes jane dhene menjehere pas nje takimi te zhvilluar ne Budapest, teksa Hungaria kryesoi nje takim te ministrave te vendeve te Evropes Qendrore, te njohur si grupimi i Vishegradit dhe Ballkanit Perendimor. Ne kete takim marrin pjese edhe ministrat e vendeve qe do te marrin Presidencen e radhes te BE pas Suedise, qe e ka tani dhe Spanja qe e merr Presidencen ne janar. Temat kryesore te bisedimeve kane qene Ballkani Perendimor dhe integrimi, ceshtja e vizave, por edhe gjendja ne Kosove.
Cili eshte vleresimi i shefit te diplomacise shqiptare, per takimin e vendeve te Vishegradit ne Budapest?
Ky takim ne Budapest mes ministrave te Jashtem te vendeve te Vishegradit dhe te Ballkanit Perendimor, me pranine edhe te Presidences se radhes se BE, ministrit te Jashtem te Spanjes dhe atij te Belgjikes, synon te vijoje me prioritet axhenden e Ballkanit Perendimor gjate presidencave te ardhshme te BE-se. Kuptohet qe interesi i Shqiperise eshte shume i larte, per shkak te nje axhende intensive qe pritet te vije ne muajt e ardhshem.
Z. Meta pas 'PO'-se irlandeze per traktatin e Lisbones dhe faktit qe Spanja ne janar merr Presidencen e radhes ne BE, cfare 'ererash fryjne', kur eshte fjala per zgjerimin e BE dhe konkretisht per perfshirjen e vendeve te Ballkanit Perendimor, ne BE?
'PO'-ja irlandeze eshte nje rezultat teper pozitiv, po te kemi parasysh deshtimin ne te kaluaren. Dhe natyrisht qe eshte nje premise per t'i hapur rruge asaj reforme te rendesishme te vete BE-se, qe parashikohet me hyrjen ne fuqi te traktatit te Lisbones. Ne besojme se procesi i zgjerimit do te vijoje, aq me teper kur behet fjale per Ballkanin Perendimor, ku BE qe ne Samitin e Selanikut, eshte angazhuar ne menyre te qarte qe Ballkani Perendimor te jete pjese e BE-se ne te ardhmen. Natyrisht qe eshte nje proces i dyanshem, ku ne radhe te pare kerkohet vijimesia e reformave nga ana e Shqiperise dhe vendeve te tjera te ketij rajoni. Ne besojme se gatishmeria dhe vullneti politik i BE-se do te tregohet ne te ardhmen, per te pershpejtuar kete proces.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, vazhdon viziten e tij dyditore zyrtare ne Kosove, ndersa ju dje keni takuar homologun tuaj serb Vuk Jeremic. Z. Meta me cfare pershtypjesh jeni larguar nga ky takim, kur eshte fjala per dallimet evidente per sa i perket ceshtjes se Kosoves?
Takimi me ministrin e Jashtem te Serbise z. Jeremic, ka qene ne teresi i nje fryme konstruktive, ku dihen dallimet dhe qendrimet e ndryshme per ceshtjen e Kosoves, por njekohesisht ku u demonstrua deshira dhe vullneti i te dy paleve per te ecur perpara, ne zhvillimin e marredhenieve bilaterale midis Shqiperise dhe Serbise, jo vetem ne interesin reciprok te dy vendeve, por edhe ne nje kuader me te gjere. Pasi dihet se nje bashkepunim midis Shqiperise dhe Serbise, jep mesazhe shume pozitive, per nje klime konstruktive per rajonin tone. Ne do te vazhdojme ne kete rruge, pasi edhe Serbia edhe Shqiperia kane nje te ardhme te perbashket, ate te Bashkimit Evropian, dhe ne deshirojme te ecim ne nje menyre konstruktive ne kete drejtim.
Kryeministri shqiptar dhe homologu i tij kosovar z. Thaci dje, kane lene te kuptohej se Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete te vecanta, por qe kombi shqiptar eshte nje dhe i pandashem. Nderkohe behet e ditur se ministri i Jashtem i Rusise, Lavrov ka shprehur rezerva per qendrimet e pales shqiptare lidhur me Kosoven dhe konceptin e kombit shqiptar, si nje dhe i pandashem. Keni ndonje pergjigje lidhur me keto rezerva te homologut tuaj rus?
Kam ndjekur nje deklarate te ministrit te Jashtem rus, z.Lavrov. Mendoj se ka qene rezultat i keqinterpretimeve te deklaratave te kryeministrit Berisha, per me teper kur ka referenca, te cilat jane krejtesisht te paverteta. Asnje here Shqiperia nuk ka deklaruar se synon te unifikoje territoret ku jetojne shqiptaret. Perkundrazi, shqiptaret kudo qe jetojne, jane bere pjese e proceseve integruese te vendeve ku ata jetojne dhe ne kete drejtim, une mendoj se Shqiperia ka nje politike teper te qarte dhe konstruktive, e cila ka te beje me bashkimin e shqiptareve, pra ne Bashkimin Evropian, se bashku dhe me popujt e kombet e tjera te Ballkanit.