E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat e refuzuara, 110 mijë ha do të jepen me qira

Autori i Lajmit: red.
Rreth 110 mijë hektarë toka bujqësore të refuzuara nga fermerët, do të vihen në përdorim duke u dhënë me qera, koncension apo në përdorim të nismës "Shqipëria 1 euro". Zëdhënësi i Ministrisës ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtje së Konsumatorit, Rexhep Shahu, tha sot gjatë një konference për shtyp se, ndonëse tokat e refuzuara nga fermerët gjatë procesit të kthimit dhe kompensimit të tokave bujqësore, janë jo produktive dhe në zona të papërshtatshme për t u përdorur për prodhim bujqësor, ato nuk mund të lihen pa u shfrytëzuar. Sipas tij, këto toka do të jepen me qera, konçension, apo në përdorim të nismës 1 euro, mbi bazën e kritereve dhe kushteve të përcaktuara nga institucionet përkatëse. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndërkohë ka përgatitur hartën e tokave të refuzuara nga fermerët, por dhe tokave të pandara në të gjithë territorin e Shqipërisë, në bazë qarqesh, komunash e bashkish, si Tiranë, Durrës, Pogradec, Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës, etj të cilat parashikohet të vihen në përdorim përmes proçedurave të mësipërme. Harta e tokave të lira përcakton të gjitha të dhënat e nevojshme si vendndodhja e këtyre tokave, afërsia e largësia nga qëndrat e komunave e të qyteteve, kategoria e tokave, siperfaqet e tyre, lloji i tyre, fushë, kodër apo mal, etj. Sipas të dhënave nga kjo hartë, rezulton se në të gjithë vendin tonë janë 26976,99 hektarë tokë e refuzuar dhe e pandarë, prej të cilave 495,5 hektarë janë sipërfaqe fushore, 9665,19 hektarë tokë kodrinore dhe 16816,3 hektarë sipërfaqe malore.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›