E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, plagoset me armë kryekomunari i Shtiqënit, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri tip pistoletë ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit pasditen e djeshme. Burime nga policia lokale bënë të ditur se Gëzim Shehu, kreu i komunës Shtiqën është qëlluar me pistoletë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosjeje, megjithatë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur më tej shkaqet e plagosjes. Ndërkohë, policia e Kukësit ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe është vënë në ndjekje të tij. Autori dyshohet të jetë shtetasi Shaqir Peca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›