E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksident në rrugën e Spitallës, vdes 19-vjecari

DURRëS- Aksident me vdekje në rrugën e Spitallës pranë fshatit Shën Vlash, në Durrës. Një 19 vjecar që drejtonte mjetin tip benz me targa të huaja u përlas me një tjetër mjet tip audi po me targa të huaja, ku nga përplasja e fortë e mjeteve, 19 vjecari Genti Gashi gjeti vdekjen gjatë përplasjes së fortë mes mjeteve, përplasje e cila sipas policisë dyshohet të ketë ardhur nga shpejtësia e madhe e të dyja mjeteve. Ndërkohë 40 vjecari Redi Furxhi që drejtonte mjetin tjetër, është plagosur gjatë përplasjes dhe është dërguar në spitalin e Durrësit ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›