Postribë, dëmtohet diga e rezervuarit, përmbyten rrugët
11/12/2008 Banorët ankohen: Premtuan fondin, por asgjë nuk u bë
SHKODER- Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka rrezikuar zonën e Postribës dhe ka bërë që banorët të ngrenë zërin për riparimin e rrugës. Fondi i premtuar për riparimin e kësaj zone ende nuk është lëvruar nga Drejtoria e Emergjencave. Rreth dy muaj më parë, për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar diga e rezervuarit të Shtodrit. Kjo bëri që ujërat e shumta të dëmtojnë një pjesë të rrugës. Kalimi në aksin Postrribë-Mes ishte bërë i pamundur. Ka kaluar rreth 2 muaj dhe ende nuk është bërë riparimi i premtuar. Me nisjen e reshjeve këto ditë, për banorët është rikthyer rreziku. Drejtuesit e komunës së Postribës, institucionit të prefektit dhe Drejtorisë së Kullimit kanë bërë kërkesa të vazhdueshme, por ende nuk ka lëvruar një fond emergjence prej 1 200 000 lekësh të reja për rehabilitimin provizor të pjesës së dëmtuar. Në ditët e fundit kur pati reshje të shumta uji mbuloi gjithë rrugën, duke e bërë të pakalueshme atë. Diga është çarë në gjatësi rreth 4 m. Edhe gjatë një takimi të zhvilluar një muaj më parë në Shkodër në prani të Drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile, Alfred Olli, nga drejtues të ndërmarrjes së kullimit dhe të komunës Postribë u paraqit ky problem shqetësues, por deri tani asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Reshjet e ditëve të fundit e kanë vështirësuar së tepërmi qarkullimin në këtë segment, ku dhe automjetet nuk kanë mundur të kalojnë për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka vërshuar nga rezervuari i dëmtuar. Për vitin 2009 është planifikuar hartimi i një projekti për rikonstruksion të digës së Shtodrit dhe paraqitja para Ministrisë së Bujqësisë, me qëllim që të ndërhyhet në riparimin e problemeve që paraqet kjo vepër prej vitesh.