E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, si do të ndryshojë fytyra Shkodrës

11/12/2008  Specialistët italianë takim me bashkiakët

SHKODER- Plani i përgjithshëm rregullues i qytetit të Shkodrës tashmë është kthyer në temën kryesore të specialistëve të Bashkisë së Shkodrës dhe atyre italianë që kanë fituar të drejtën e hartimit të këtij plani. Vetëm pak kohë pas takimit të parë dje është organizuar një tryezë pune për të parashtruar idetë për zhvillimin arkitekturor të qytetit të Shkodrës, ide të cilat do të merren parasysh gjatë hartimit të planit rregullues të qytetit të Shkodrës. Të paraqitura në tablo të veçanta specialistët kanë paraqitur se si mund të shndërrohet qyteti i Shkodrës në bazë të planit të përgjithshëm rregullues. Një fizionomi e qartë që nga hyrja e qytetit, qendra e saj, por edhe zonat historike e kulturore, turistike duke përcjellë një model të qartë dhe modern pa harruar dhe traditat që do të bëhen pjesë e planit të përgjithshëm rregullues. Ky plan do të përfshijë edhe zona të tilla si “Shiroka”, “Zogaj”, por edhe lagjja hyrëse “Bahçallëk” e qytetit. Aktualisht Shkodra punon me planin e përgjithshëm urbanisti të qytetit të miratuar në vitin 1994, por që nuk u përgjigjet zhvillimeve të qytetit. Plani ri rregullues do të kthejë Shkodrën tërësisht në një metropol të Shqipërisë shprehet shefja e urbanistikës së Bashkisë së Shkodrës Aida Shllaku. “Shkodra ka tendenca të mëdha për zhvillim për të qenë jo vetëm metropol i veriut, por i të gjithë Shqipërisë. Shkodra nuk është shkatërruar nga ndërtimet dhe vetë idetë e paraqitura të lënë të kuptosh se Shkodra mund të ndërtohet në bazë të një plani rregullues. Aktualisht tashmë ky qytet është zgjeruar në sipërfaqe e ndërtime me leje e pa leje, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm dhe numri i popullsinë. Ndërkohë po punohet rreth studimeve nëse qyteti i Shkodrës duhet të shtrihet drejt qytetit të Koplikut, anash autostradës, apo zonave turistike buzë liqenit të Shkodrës, lumit Drin dhe lumit Buna”.

TAKIMI

Dje është organizuar një tryezë pune për të parashtruar idetë për zhvillimin arkitekturor të qytetit të Shkodrës mbi të cilat do të hartohet plani urbanistik.

FIZIONOMIA

Shkodra do të ketë fizionomi të qartë që nga hyrja e qytetit, qendra e saj, por edhe zonat historike e kulturore, turistike duke përcjellë modernizëm dhe traditë.

PËRFSHIRJA

Ky plan do të përfshijë edhe “Shirokën”, “Zogajn”, por edhe “Bahçallëkun”. Aktualisht Shkodra punon me planin e përgjithshëm urbanisti të qytetit të miratuar në vitin 1994.

AMBICJA

Drejtoresha e urbanistikës, Aida Shllaku, tha se Shkodra ka tendenca të mëdha për zhvillim për të qenë jo vetëm metropol i veriut, por i të gjithë Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›