Durrës, arrestohet me drogë kamerieri
DURRES - Një 20-vjeçar i punësuar si kamerier në një piceri është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e antidrogës së Durrësit. Shtetasit Mateo M., banor i lagjes numër 7 në qytetin bregdetar, policia i ka gjetur pas një kontrolli rrufe 28 qese farmaceutike, që përmbanin drogë të llojit kanabis. Pas verifikimit policia nxori konkluzionin se pesha totale e dozave të drogës arrinte në 160 gramë. Arrestimi tij u bë pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi Mateo M. merrej me shitje të lëndëve narkotike. Në picerinë e lagjes 7 të Durrësit, ku punonte kamerieri, agjentët civilë kanë mbërritur rreth mesditës, duke i gjetur të fshehur dozat e kanabisit. Policia e qarkut njofton se materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës për hetime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 K.Penal “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. o.u