E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Ja shtresat që do t'iu kompensohet energjia elektrike

Ministri i Punës, Ksera, zhvilloi një takim me ministrin e Energjetikës, Prifti, për kompensimin e energjisë elektrike

Rritja e energjisë elektrike do të kompensohet për shtresat në nevojë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Energjetikës, Dritan Prifti, për të biseduar rreth kompensimit të energjisë për shtresat që nuk e përballojnë dot rritjen e energjisë.

Takimi i djeshëm, sipas ministrit Ksera, vjen menjëherë pas vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë për të përfunduar menjëherë procedurat e nevojshme për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga kjo rritje.

Kategoritë

Vendimit të tre ditëve më parë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit edhe për konsumatorin familjar, duke filluar nga 1 janari i vitit 2010, duket se nuk do të zbatohet për të gjitha shtresat.

Kështu ministri i Punës, Spiro Ksera, deklaroi dje se se ka disa kategori që do t'i shpëtojnë rritjes së energjisë elektrike.

"Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë persona që përfitojnë pagesë paaftësie, të papunët, buxhetorët me pagë mujore nën 35 000 lekë, dhe pensionistët do të përfitojnë nga subvencionimi që do të akordohet nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë", u shpreh ministri i Energjetikës, Prifti.

Ministrat Ksera dhe Prifti u shprehën se pas përfundimit të punës së ekspertëve dhe përgatitjes së VKM do të bëhen me dije të gjitha grupet e përfitimit, numri i përfituesve dhe kostoja e saktë që do të nevojitet për kompensimin

Subvencioni

Subvencioni i energjisë elektrike për shtresat në nevojë do të jetë në masën 100%.
"Tashmë është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike dhe garantojmë se shteti do të kompesojë 100% të vlerës së rritur të energjisë për kategoritë në nevojë" pohoi Ministri i Ekonomisë.

Pas takimit Ministrat njoftuan se miratuan ngritjen e një grupi pune me ekspertë të të dy Ministrive, grup i cili deri ditën e martë të javës tjetër do të ketë gati Projektvendimin që do t'i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave në një nga mbledhjet e tij të radhës, në mënyrë që duke filluar nga 1 janari të gjitha kategoritë të kenë mundësinë të përfitojnë kompesimin për energjinë.

Ksera: Ministria e Punës ka fond për kompensimin

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ksera, pohoi se mbrojtja e shtresave në nevojë është angazhimi dhe se vetëm në buxhetin e Ministrisë së Punës, për zërin kompesim energji elektrike është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë.

"Në VKM që do të përgatitet nga ekspertët do të përfshihen dhe kategoritë e reja që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për herë të pare, pas ndryshimeve të parashikuara në ligjin "Për Ndihmën dhe shërbimet shoqërore",- sqaroi Ministri i Punës.

Ministrat Ksera dhe Prifti u shprehën se pas përfundimit të punës së ekspertëve dhe përgatitjes së VKM do të bëhen me dije të gjitha grupet e përfitimit, numri i përfituesve dhe kostoja e saktë që do të nevojitet për kompensimin.

Kategoritë që kompensohen

Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike
Familjet që kanë persona që përfitojnë pagesë paaftësie
Të papunët
Buxhetorët me pagë mujore nën 35 000 lekë
Pensionistët

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›