Rihapet Seria A, Juventusi mposht kampionët e Interit
Juventusi ka mundur 2-1 Interin në Torino, duke rihapur Serinë A. Një fitore madhë-shtore e bardheziznjve, që arrijnë të dalin me 3 pikë përballë rivalëve të tyre të përjetshëm. Ka dhuruar gjithçka ndeshja e zhvilluar mbrëmë në "Olimpiko", ku përballë ishin dy prej rivaleve më të urryera në Itali. Juventusi nuk është ai i dikurshmi dhe kjo shihej qartë në fushën e lojës, por zemra bardhezi edhe njëherë ka mundur të bëjë diferencën. Nuk ka qenë një ndeshje spektakolare ajo që deri 4 vjet më parë quhej "Derbi i Italisë", gjithsesi nervat dhe emocionet kanë zgjatur deri në fishkëllimën finale të arbitrit Sakani. Në një stadium të tejmbushur, Juventusi e ka nisur takimin më mirë dhe në minutën e 21-të arriti të gjejë avantazhin me Kielinin, pas një rrëmuje në zonë. Një kros i ardhur nga goditja e dënimit dhe mbrojtësi bardhezi devijon me një gjysmë kthesë. E pamundur për Zhulio Cesar, ndërkohë që Murinjo proteston dhe ironizon arbitrat, ç'ka i kushton daljen me karton të kuq. Gjithsesi, Interi tregon se kush është kampionia e Italiasë dhe vetëm 5 minuta më vonë arrin të barazojë me Samuel Eto. Kamerunasi është i saktë pas një krosi nga e djathta, duke mposhtur Bufon me kokë. Mbyllet kështu pjesa e parë. E dyta nis me dy skuadra të kujdesshme, por është Interi më kërkues. Përpos kësaj, Juventusi gjen golin në minutën e 58-të. Diego godet fort dhe topi i kthyer nga Zhulio Cesar gjen Marçizion, që pasi shmang Samuel, e dërgon në rrjetë. Takimi bëhet më emocionues, por 5 minuta para fundit plas sherri. Protagonist është Felipe Melo, që dylufton me Balotelin. Tiago Mota kap prej fyti Bufon, ç'ka acaron situatën, ndërsa arbitri Kasani nxjerr me të kuqe Melon. Por, rezultati nuk ndryshon. Juve fiton dhe shkon në kuotën e 30 pikëve, në vend të tretë.
Milani
Milani i Leonardos vazhdon t'i çudisë të gjithë skeptikët. Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj Sampdorias, në një ndeshje që e dominuan totalisht, duke ruajtur vendin e dytë, tashmë 4 pikë pas Interit. Ka qenë Borrielo ai që shënoi golin e parë pas vetëm dy minutash, duke i bërë gjërat më të lehta për kuqezinjtë. Në momentin më të mirë të Sampdorias, Klarens Sedorf dyfishon shifrat, ndërsa minuta e 24-t e pjesës së parë sjell edhe golin e tretë, me autor Aleksandre Paton. Milani ofensiv triumfoi edhe njëherë dhe vendi i dytë është i merituar. Titulli nuk është aspak utopi për këtë skuadër.