E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, denoncohet zhdukja e 15-vjeçares



DURRËS – Edhe një tjetër e mitur është denoncuar e zhdukur. Rasti është regjistruar në Durrës, ku shtetasja Z. Cara denoncoi largimin nga banesa të vajzës së saj, M. Cara, e moshës 15 vjeçe. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut Durrës bëjnë të ditur se që prej datës 5 korrik është larguar nga banesa 15-vjeçarja Cara, lindur në Elbasan e banuese në Lagjen Nr. 14 në qytetin bregdetar. Zëdhënësja Ornela Cako thotë se menjëherë pas kallëzimit “u bë shpallja në kërkim e po punohet për gjetjen e saj”. Sipas saj, janë kryer veprimet e para procedurale dhe materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”. Në qarkun e Durrësit janë regjistruar disa raste të personave të zhdukur, por rasti më tipik është ai që ndodhi në Zapod të Kukësit. Që prej datës 22 maj ende nuk dihet asgjë për fatin e Bleona Matës.

Familja denoncon largimin e vajzës 34-vjeçare

DURRËS – Familja denoncon largimin nga banesa të vajzës së saj 34-vjeçare, e divorcuar. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se shtetasi H. Berisha, 58 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, ka bërë kallëzimin në polici, sipas të cilit, më datë 5 korrik, rreth orës 08:00, vajza e tij, shtetasja Edlira Ganaj, është larguar nga banesa. “Nga ana jonë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj”, - thotë policia e qytetit bregdetar.

7 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›