Elbasan, bllokohen 40 koli cigare kontrabandë, prangoset i riu
Një aksion i agjentëve të krimit ekonomik ka arrestuar në flagrancë një 28- vjeçar nga qyteti i Pogradecit, që kishte për detyrë të dërgonte në kryeqytet 40 koli me cigare kontrabandë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së qarkut të Elbasanit, nga ana e seksionit kundër krimit ekonomiko-financiar pranë drejtorisë së policisë së këtij qarku, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 28- vjeçarit Besnik Shuli, lindur dhe banues në qytetin e Pogradecit.
Të njëjtat burime konfirmuan gjithashtu se Shuli udhëtonte me një furgon-taksi të tipit Ëolsëagen me targa PG 181 A, me të cilin transportonte 40 koli me dy mijë paketa cigare të markës Marlboro të bardhë, pa pullë fiskale, vlera e të cilave kapte shifrën e 4 milion lekëve të vjetra. Pikërisht, rreth 3 kilometra pa hyrë në qytetin e Elbasanit, tek vendi i quajtur Ura e Lizës, policia ka kontrolluar automjetin dhe më pas ka bllokuar mallin kontrabandë. Materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Elbasanit, ku 28- vjeçari Shuli duhet të përballet me akuzën penale të tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë.