Gjykata e Durrësit jep sot masën e sigurisë për Paro Laçin

Gjykata e Durrësit do të japë sot masën e sigurisë për ish-administratorin e klubit “Partizani” Paro Laçi dhe tre të akuzuarit e tjerë për ndikim të paligjshëm.
Në fjalën e tij para trupit gjykues Paro Laçi ka deklaruar se kjo është një maskaradë dhe se ai di shumë gjëra për korrupsionin në nivele të larta dhe se do t`i bëjë publike.
Paro Laçi së bashku me 7 persona të tjerë u arrestuan ditën e shtunë nën akuzat e mashtrimit, ndikimit në institucione dhe trukimit të ndeshjeve të futbollit.
Disa prej personave që u arrestuan javën e kaluar janë zyrtarë të shtetit dhe dyshohen se kanë favorizuar disa koncesione minerare.