Durrës, fundjavë e mbarë për hajdutët
Stina e nxehtë e pushimeve
ka aktivizuar në përmasa
të frikshme vjedhjet e automjeteve
dhe shtëpive në Qarkun
e Durrësit, ndërsa një lumë
denoncimesh kanë vërshuar në
policinë e qarkut. Përtej situatës
së rënduar rrugore që ka marrë
pjesën më të mirë të angazhimit
policor, vjedhjet janë kthyer në
një tjetër problem shqetësues
për pushuesit dhe qytetarët. Të
parkosh automjetin në plazhin
e Durrësit, nuk do të thotë aspak
se do ta gjesh më aty ku e ke lënë.
Hajdutët janë vënë në lëvizje
dhe thuajse çdo ditë raportohen
raste të ndryshme vjedhjesh në
Durrës, ndërsa në të shumtën
e rasteve hajdutët kanë mbetur
anonimë. Edhe gjatë fundjavës,
bilanci i vjedhjeve të deklaruara
zyrtarisht ka qenë i lartë. Gjashtë
raste vjedhjesh janë denoncuar
në polici nga të dëmtuarit dhe
për të gjitha rastet kanë nisur hetimet
për identifi kimin e autorëve
të akuzuar për veprën penale
të vjedhjes. Vetëm në një rast
është kapur në fl agrancë hajduti
dhe i janë vënë prangat. Ditën e
djeshme, Drejtoria e Policisë së
Durrësit, në një komunikatë të
gjatë, raportoi numrin e vjedhjeve
dhe rezultatet e punës për
zbardhjen e tyre. I dëmtuar nga
vjedhja e shtëpisë ka mbetur
Llazar Ndoni, 50 vjeç, lindur në
Lushnjë e banues në Shkozet.
Ai ka konstatuar vjedhjen e kursimeve
të tij në shtëpi, në euro
dhe në lekë dhe menjëherë ka
bërë denoncimin në polici. Pak
orë para tij, të dielën në ambientet
e policisë është paraqitur
dhe 41-vjeçari, Agim Reka, me
banim në Sukth të Durrësit. Sipas
deklarimit përpara uniformave
blu, i është vjedhur në banesë
një sasi prej 3 milionë lekësh,
kursime të familjes. Përveç vjedhjes
së parave në banesa, që
dyshohet të jetë bërë nga të afërm
të të dëmtuarve, pasi nuk janë
konstatuar as deklaruar vjedhje
të tjera, kanë vijuar vjedhjet e
automjeteve. Në një rast, policia
ka kapur në fl agrancë në plazh,
20-vjeçarin Florian Murati, lindur
në Kukës dhe banues në Spitallë
të Durrësit, i dënuar 3 herë më
parë për vjedhje. Me vetëm 2
klasë shkollë, Murati e siguron
jetën e tij nëpërmjet vjedhjeve, i
paaftë për të gjetur një punë normale.
Dënimet nuk e kanë sprapsur
nga ky zakon i kthyer në mjet
jetese. Natën e së dielës ai u kap
në plazhin e Durrësit, pasi kishte
vjedhur 500 euro në automjetin
e shtetasit kosovar, Naser Sadria.
Ndërhyrja e shpejtë e çoi atë
në prangat e policisë, ndërkaq
me fat është ndjerë dhe avokati
Mehmet Kurti me banim në Tiranë.
Atij hajdutët i kanë vjedhur
një çantë pune me dokumente,
po jo automjetin "Benz" me targë
TR 6633 L, pasi gjatë marrjes së tij
kanë dëmtuar çelësin e kuadrit
dhe nuk kanë mundur ta vjedhin,
ndërsa ka qenë i parkuar në
plazh para banesës së pushimit të
avokatit. Ndërkaq, një tjetër denoncim
është bërë në Drejtorinë
e Policisë Durrës, nga shtetasi
Bukurosh Koçi, 49 vjeç me banim
në Tiranë. Ai ka konstatuar se në
plazh, te zona e Shkëmbit të Kavajës
i është vjedhur autovetura
"Mercedes Benz" G 300 e tipit
fuoristradë me targë BZ 1494 A,
të cilën e kishte parkuar poshtë
pallatit ku është me banim të
përkohshëm, në këtë sezon veror.
Por vjedhjet duket se nuk kanë
përfshirë vetëm zonën bregdetare
të qarkut. Një tjetër vjedhje
"Benz"-i është konstatuar në
Fushë- Krujë. Pronari i mjetit
me targa TR 5131 M me ngjyrë
të bardhë, Blerim Xhepi, ka denoncuar
në stacionin e policisë
së qytetit të tij se mëngjesin e
së dielës, i kanë vjedhur mjetin
që e kishte parkuar në oborrin e
pallatit. Rreth orës 4 të mëngjesit
të së dielës ishte kthyer me të nga
puna, por në mesditë nuk e ka
gjetur më aty. Prej kohësh vjedhja
e automjeteve tip "Benz" është
kthyer në një problem më vete
për policinë dhe numri i mjeteve
të vjedhura ka ardhur në rritje
gjatë këtij sezoni turistik.
ka aktivizuar në përmasa
të frikshme vjedhjet e automjeteve
dhe shtëpive në Qarkun
e Durrësit, ndërsa një lumë
denoncimesh kanë vërshuar në
policinë e qarkut. Përtej situatës
së rënduar rrugore që ka marrë
pjesën më të mirë të angazhimit
policor, vjedhjet janë kthyer në
një tjetër problem shqetësues
për pushuesit dhe qytetarët. Të
parkosh automjetin në plazhin
e Durrësit, nuk do të thotë aspak
se do ta gjesh më aty ku e ke lënë.
Hajdutët janë vënë në lëvizje
dhe thuajse çdo ditë raportohen
raste të ndryshme vjedhjesh në
Durrës, ndërsa në të shumtën
e rasteve hajdutët kanë mbetur
anonimë. Edhe gjatë fundjavës,
bilanci i vjedhjeve të deklaruara
zyrtarisht ka qenë i lartë. Gjashtë
raste vjedhjesh janë denoncuar
në polici nga të dëmtuarit dhe
për të gjitha rastet kanë nisur hetimet
për identifi kimin e autorëve
të akuzuar për veprën penale
të vjedhjes. Vetëm në një rast
është kapur në fl agrancë hajduti
dhe i janë vënë prangat. Ditën e
djeshme, Drejtoria e Policisë së
Durrësit, në një komunikatë të
gjatë, raportoi numrin e vjedhjeve
dhe rezultatet e punës për
zbardhjen e tyre. I dëmtuar nga
vjedhja e shtëpisë ka mbetur
Llazar Ndoni, 50 vjeç, lindur në
Lushnjë e banues në Shkozet.
Ai ka konstatuar vjedhjen e kursimeve
të tij në shtëpi, në euro
dhe në lekë dhe menjëherë ka
bërë denoncimin në polici. Pak
orë para tij, të dielën në ambientet
e policisë është paraqitur
dhe 41-vjeçari, Agim Reka, me
banim në Sukth të Durrësit. Sipas
deklarimit përpara uniformave
blu, i është vjedhur në banesë
një sasi prej 3 milionë lekësh,
kursime të familjes. Përveç vjedhjes
së parave në banesa, që
dyshohet të jetë bërë nga të afërm
të të dëmtuarve, pasi nuk janë
konstatuar as deklaruar vjedhje
të tjera, kanë vijuar vjedhjet e
automjeteve. Në një rast, policia
ka kapur në fl agrancë në plazh,
20-vjeçarin Florian Murati, lindur
në Kukës dhe banues në Spitallë
të Durrësit, i dënuar 3 herë më
parë për vjedhje. Me vetëm 2
klasë shkollë, Murati e siguron
jetën e tij nëpërmjet vjedhjeve, i
paaftë për të gjetur një punë normale.
Dënimet nuk e kanë sprapsur
nga ky zakon i kthyer në mjet
jetese. Natën e së dielës ai u kap
në plazhin e Durrësit, pasi kishte
vjedhur 500 euro në automjetin
e shtetasit kosovar, Naser Sadria.
Ndërhyrja e shpejtë e çoi atë
në prangat e policisë, ndërkaq
me fat është ndjerë dhe avokati
Mehmet Kurti me banim në Tiranë.
Atij hajdutët i kanë vjedhur
një çantë pune me dokumente,
po jo automjetin "Benz" me targë
TR 6633 L, pasi gjatë marrjes së tij
kanë dëmtuar çelësin e kuadrit
dhe nuk kanë mundur ta vjedhin,
ndërsa ka qenë i parkuar në
plazh para banesës së pushimit të
avokatit. Ndërkaq, një tjetër denoncim
është bërë në Drejtorinë
e Policisë Durrës, nga shtetasi
Bukurosh Koçi, 49 vjeç me banim
në Tiranë. Ai ka konstatuar se në
plazh, te zona e Shkëmbit të Kavajës
i është vjedhur autovetura
"Mercedes Benz" G 300 e tipit
fuoristradë me targë BZ 1494 A,
të cilën e kishte parkuar poshtë
pallatit ku është me banim të
përkohshëm, në këtë sezon veror.
Por vjedhjet duket se nuk kanë
përfshirë vetëm zonën bregdetare
të qarkut. Një tjetër vjedhje
"Benz"-i është konstatuar në
Fushë- Krujë. Pronari i mjetit
me targa TR 5131 M me ngjyrë
të bardhë, Blerim Xhepi, ka denoncuar
në stacionin e policisë
së qytetit të tij se mëngjesin e
së dielës, i kanë vjedhur mjetin
që e kishte parkuar në oborrin e
pallatit. Rreth orës 4 të mëngjesit
të së dielës ishte kthyer me të nga
puna, por në mesditë nuk e ka
gjetur më aty. Prej kohësh vjedhja
e automjeteve tip "Benz" është
kthyer në një problem më vete
për policinë dhe numri i mjeteve
të vjedhura ka ardhur në rritje
gjatë këtij sezoni turistik.