Dy adoleshentë me maska e thika grabisin 100 euro
Një grabitje me armë ka ndodhur
në mes të ditës në një
agjenci të transfertave të parave
në qytetin e Fushë-Arësit, ndërsa
policia lokale ka arritur që brenda
dy orësh të vërë në pranga autorët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës
13:30 në qendër të qytetit të Fushë-
Arësit, kur dy persona të maskuar
dhe me thika nëpër duar kanë
kërcënuar punonjëset e agjencisë
së transfertave, duke iu rrëmbyer të
hollat që ishin në kasë. Çuditërisht
dy grabitësit janë mjaftuar duke
marrë vetëm 100 euro dhe më pas
janë larguar me shpejtësi. Sipas
dëshmisë së punonjësve, mësohet
se grabitësit kanë kërcënuar se
nëse do bëhej denoncim në polici
do të hakmerreshin. Por duket se
kërcënimi ka rënë në vesh të shurdhët,
pasi drejtuesit menjëherë
pas ngjarjes kanë bërë kallëzim
në polici. Në vendin e ngjarjes
menjëherë kanë mbërritur forca
të shumta policie dhe pas përshkrimit
fi zik të grabitësve, policia
ka bërë të mundur identifi kimin
e tyre. Burime konfi denciale nga
Komisariati i Policisë së Fushë-
Arësit pohuan për gazetën se ka
qenë një telefonatë anonime, e
cila ka dhënë informacione të
rëndësishme për identitetin e
grabitësve. Pas kësaj telefonate
dhe përshkrimeve të bëra nga
punonjëset e agjencisë së transfertave
monetare, policia ka bërë
të mundur të identifi kojë autorët:
Lulzim Kolgjoka, 18 vjeç dhe Mikel
Ndoshi, 17 vjeç, të dy nga Fushë-
Arësi. Policia ka ngritur postblloqe
në hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe
janë bërë kontrolle në banesat e
dy të dyshuarve. Vetëm dy orë pas
ngjarjes, policia ka bërë të mundur
të lokalizojë vendndodhjen e grabitësve,
në periferi të qytetit dhe ka
bërë të mundur prangosjen e tyre.
Blutë kanë sekuestruar në cilësinë
e provës materiale dy maska,
një thikë, si dhe kartëmonedhën
100-euroshe, që dy personat kishin
grabitur.
në mes të ditës në një
agjenci të transfertave të parave
në qytetin e Fushë-Arësit, ndërsa
policia lokale ka arritur që brenda
dy orësh të vërë në pranga autorët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës
13:30 në qendër të qytetit të Fushë-
Arësit, kur dy persona të maskuar
dhe me thika nëpër duar kanë
kërcënuar punonjëset e agjencisë
së transfertave, duke iu rrëmbyer të
hollat që ishin në kasë. Çuditërisht
dy grabitësit janë mjaftuar duke
marrë vetëm 100 euro dhe më pas
janë larguar me shpejtësi. Sipas
dëshmisë së punonjësve, mësohet
se grabitësit kanë kërcënuar se
nëse do bëhej denoncim në polici
do të hakmerreshin. Por duket se
kërcënimi ka rënë në vesh të shurdhët,
pasi drejtuesit menjëherë
pas ngjarjes kanë bërë kallëzim
në polici. Në vendin e ngjarjes
menjëherë kanë mbërritur forca
të shumta policie dhe pas përshkrimit
fi zik të grabitësve, policia
ka bërë të mundur identifi kimin
e tyre. Burime konfi denciale nga
Komisariati i Policisë së Fushë-
Arësit pohuan për gazetën se ka
qenë një telefonatë anonime, e
cila ka dhënë informacione të
rëndësishme për identitetin e
grabitësve. Pas kësaj telefonate
dhe përshkrimeve të bëra nga
punonjëset e agjencisë së transfertave
monetare, policia ka bërë
të mundur të identifi kojë autorët:
Lulzim Kolgjoka, 18 vjeç dhe Mikel
Ndoshi, 17 vjeç, të dy nga Fushë-
Arësi. Policia ka ngritur postblloqe
në hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe
janë bërë kontrolle në banesat e
dy të dyshuarve. Vetëm dy orë pas
ngjarjes, policia ka bërë të mundur
të lokalizojë vendndodhjen e grabitësve,
në periferi të qytetit dhe ka
bërë të mundur prangosjen e tyre.
Blutë kanë sekuestruar në cilësinë
e provës materiale dy maska,
një thikë, si dhe kartëmonedhën
100-euroshe, që dy personat kishin
grabitur.