Durrës, gjurmë të 14-vjeçarit të zhdukur
DURRES - “Mami, babi unë jam mirë, por kam vendosur të largohem. Nuk e duroj dot këtë gjendje. Do t’ju telefonoj kur të kem mundësi!”. Mësohet se në prag të arratisë së mistershme 14-vjeçari Elis Fusha u ka lënë një letër në shtëpi dy prindërve. Zhdukja 96-orëshe e tij ka vënë prej kohësh në lëvizje Policinë e Shtetit, por ende nuk është gjetur vendndodhja e adoleshentit. Një burim anonim tha në polici se e kishte parë Elisin në Shkozet. Policia e ka marrë në konsideratë këtë thënie, duke zgjeruar rrethin e kërkimit në këtë zonë, por pa sukses. Ndërkohë në klasën e tij, IX–B të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”, shokët e klasës janë zhytur në pikëllim të thellë. Familja Fusha me origjinë nga Rubiku kishte ardhur në Durrës vitet e fundit. Një sherr që lindi në shkollë afro 1 javë më parë lidhur me paratë e mbledhura për të paguar rojën e shtyu atë drejt arratisë. o.u