Vlorë, shpërthen makina e tregtares
VLORE – Shpërthen makina e një tregtareje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në orët e mesnatës, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Makina tip “Benz”, me targë VL 2692 C tip 200, e cila ishte parkuar në rrugë, ka shpërthyer e më pas është përfshirë nga flakët. Forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur ta shpëtojnë makinën nga shkrumbimi total i saj. Mësohet se makina i përket shtetases Memeka Xhemali, e cila zotëron një dyqan në Vlorë. Sipas ekspertëve në vendngjarje, ende nuk dihet nëse djegia është provokuar nga vendosja e një lënde plasëse apo sistemi elektrik ka shkaktuar djegien. Vetë pronarja e mjetit është marrë në pyetje, por ajo ka pohuar se nuk ka konflikte me ndonjë person që të dyshojë për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas saj, makinën e kishte parkuar si çdo mbrëmje dhe është tronditur kur ka mësuar se ishte djegur vetura e saj. q.b