E Diel, 1 Nëntor 2026

Garda s‘ka makina të blinduara për kreun e Antimafias, borxh tek ushtria

 

TIRANE – Kushtet e kufizuara të institucioneve shqiptare, megjithatë i siguruan një mbrojtje dhe eskortë perfekte Kryeprokurorit të Antimafias italiane, Pietro Grasso. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, e cila përfundoi dje, prokurori italian është shoqëruar nga një eskortë prej katër makinash, dy nga të cilat i përkisnin Gardës së Republikës, ndërsa dy mjetet e blinduara në eskortë ishin të Shtabit të Përgjithshëm, siç duket nga fotot me targa ushtarake. Institucioni drejtues i Forcave të Armatosura i ka dhënë “borxh” makinat e blinduara për Gardën e Republikës, e cila nuk zotëronte automjete të tilla. Oficerët e degës së Ruajtjes së Personaliteteve në Gardën e Republikës, të cilët ngarkohen nga ligji për ruajtjen dhe shoqërimin e zyrtarëve të lartë vendas e të huaj, kanë vënë në përdorim dy makinat e blinduara të ushtrisë për lëvizjet e Kryeprokurorit të Antimafias italiane dhe zëvendësit të tij. Dy makinat janë dhënë nga Shtabi pas një kërkese nga Garda e Republikës. Operacioni përfundoi pa shqetësime, ndërsa makinat e blinduara me targa ushtarake kryen lëvizjet e duhura në Tiranë, ndërkohë që askush nuk mendonte se në to ndodhej Kryeprokurori i Antimafias italiane.                          tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›