E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton 19 emërime e transferime në Prokurori

 

TIRANE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje 19 emërime dhe transferime në Prokurori. Ndryshimet kanë prekur një numër të madh të prokurorive në rrethe si dhe Apelet. Dekretet janë firmosur nga kreu i shtetit pas propozimeve të dërguara nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Sipas burimeve zyrtare të Presidencës, Adnan Kosova, ish-kryeprokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Dritan Peka është emëruar nga Prokuroria e Tiranës në Apelin e kryeqytetit. Agron Gjana, oficer në Lushnjë, është emëruar prokuror në Kukës, Ols Dado është emëruar prokuror në Pogradec, Anita Jella transferohet në Durrës, Madrid Kullolli transferohet në Tiranë, Edmond Kaloshi transferohet në Durrës dhe Alketa Zilfa transferohet në Fier. Në Lezhë është emëruar Mirela Zavalani, në Kurbin Ida Ahmetlli, në Berat Klodjan Braho, në Krujë Anisa Qilimi, në Elbsan Erida Lamka, në Pogradec Dorina Sadikallri, në Korçë Dhorina Theodhori, në Vlorë Flora Çela, në Gjirokastër Natasha Shallapi, në Shkodër Saimir Bahiti dhe në Gjirokastër, Asllan Barjamaj.                                          t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›