E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, grabitën një farmaci, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj janë vënë në pranga, për shkak se akuzohen si autorët e vjedhjes së një farmacie në qendër të qytetit të Durrësit. Zamir Jakupi, 31 vjeç, banues në lagjen nr 8 të Durrësit dhe Elton Hasa, 28 vjeç nga fshati Rrashbull janë arrestuar disa orë pas vjedhjes së një farmacie. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një Farmaci në lagjen numër 2 Durrës, pronë e shtetases D. Tafaj, 27 vjeçe, me banim në lagjen numër 6 Durres. Ngjarja ka ndodhur në orën 23.30 minuta në kohën që farmacia ishte e mbyllur. Sipas policisë, të dy personat e mësipërm kanë qenë të armatosur. Autorët kanë shfrytëzuar orën e vonë për të marrë thuajse gjithë xhiron ditore të kryer nga farmacia në shitjen e barnave dhe sendeve të ndryshme. Bashkë me vjedhjen e të hollave, ata kanë marrë me dhunë edhe 10 shishe kozmetike Nivea, të cilat iu janë gjetur dhe sekuestruar dy të rinjve në cilësinë e provës materiale. Policia ka mundur ti arrestojë të dy të rinjtë pas rreth dy orësh, ndërkohë që ata kanë qenë më parë të dënuar për vjedhje dhe plagosje të lehtë. Në të njëjtën ditë është regjistruar edhe vjedhja e banesës së shtetasit K. Derveni në lagjen nr 1 në Krujë. Dy persona të paidentifikuar ende kanë thyer xhamin e dritares së shtëpisë dhe kanë vjedhur një magnetofon me vlerë 200 000 lekë si dhe dy televizorë plazma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›