E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, hetohet për zaptim prone ish-kryekomunari

Ish-kryekomunari i Gjepalajt, nën hetim për zaptim dhe shfrytëzim të oborrit të shkollës. Ai nuk e ka përfshirë truallin në listën e pronave të komunës, duke e përvetësuar së bashku me vëllezërit për qëllime fitimi. Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se sipërfaqja e përfituar është shfrytëzuar prej 12 vjetësh për aktivitet privat. Abuzimi i dyshuar është kryer ndërsa ish-kryetari i komunës ka qenë në pushtet. Burime policore bënë të ditur se përfitimi i paligjshëm i një trualli me sipërfaqe të konsiderueshme ka çuar në procedim penal shtetasin Fatmir Elezi, ish-kryetar i Komunës Gjepalaj në Durrës dhe kandidat i Partisë Socialiste për të njëjtin post në zgjedhjet e fundit lokale. 54-vjeçari, i lindur në Shijak dhe banues në Durrës, dyshohet se ka fshehur duke mos deklaruar në listat e regjistrimit të pasurive shtetërore, "një sipërfaqe trualli prej 25.787 m² në Komunën Gjepalaj, në të cilën aktualisht ndodhet shkolla 9-vjeçare e fshatit Gjepalaj. Oborri i kësaj shkolle, sipas burimit zyrtar, është marrë në mënyrë të paligjshme nga Fatmir Elezi dhe vëllezërit e tij e përdoret për aktivitet privat të palicencuar prej vitit 1996.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›