Mallakastër, helmohen nga kërpudhat tre fëmijë
Tre fëmijë nga një fshat i Mallakastrës janë helmuar rëndë pasi kanë ngrënë kërpudha. Tre fëmijët e familjes Çilotaj nga fshati Visokë janë dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Fierit, e prej andej me urgjencë drejt Tiranës. Drejtori i spitalit të Fierit, Artur Gjika, tha se: "Gjendja e tyre e rëndë shëndetësore na ka detyruar t‘i transportojmë drejt shërbimeve më të specializuara në Tiranë". Ata kanë dashur të provojnë kërpudhat dhe për këtë kanë detyruar nënën që të shkojë në dyqanin e fshatit e t‘i blejë. Por kjo u ka kushtuar shumë shtrenjtë tre fëmijëve të Fuat Çilotajt, banor i fshatit Visokë të Komunës Dukas në Mallakastër.
Ka qenë ora 9:00 e mëngjesit kur ata i kanë kërkuar së ëmës kërpudha. Merjemja pasi ka parë vendosmërinë e fëmijëve, ka marrë lekët dhe ka shkuar në dyqan. Aty ka blerë një kavanoz me kërpudha dhe ua ka dhënë fëmijëve, dy vajzave dhe djalit, të moshave 11, 8 dhe 4 vjeç. Sipas familjarëve, pasi kanë konsumuar kërpudhat, ata kanë pasur shqetësime, si dhimbje barku, diarre dhe të vjella. Menjëherë e ëma ka njoftuar bashkëshortin, Fuatin, i cili ka qenë duke punuar në fshat. Pasi e ka njoftuar me telefon, Fuati së bashku me gruan e tre fëmijët, janë nisur drejt Spitalit Pediatrik në Fier.
Mbërritja e tyre në spital ka alarmuar mjekët pediatër, të cilët kanë filluar menjëherë mjekimin, duke u kryer atyre lavazh stomaku si dhe serume. Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën dhe u kanë marrë gjak për t‘u bërë analizat, gjendja e tyre shëndetësore e ndikuar edhe nga vapa është përkeqësuar. Tre fëmijët së bashku me prindërit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës për një vizitë të specializuar mjekësore.
Drejtori i spitalit rajonal Fier, Artur Gjika, ka pohuar për gazetën se "tre fëmijët kanë qenë shumë rëndë. Nga analizat e kryera nuk mund të përcaktohej nga se u ishte shkaktuar helmimi. Pasi pamë se gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, i kemi nisur me ambulancat tona me urgjencë drejt Tiranës".