Pogradec, i sëmuri mendor tenton të vrasë veten
Një i ri me probleme mendore ka tentuar t‘i japë fund jetës për të disatën herë, ndërsa ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore në spitalin e Pogradecit. Sipas policisë lokale, gjatë orëve të pasdites, në spitalin civil të qytetit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore 27-vjeçari Spartak Kodra, banues në lagjen nr.5 të Pogradecit. Nga të dhënat e policisë mësohet se ai është përpjekur të vetëvarej në banesën e tij me anën e një kabulli elektrik, të cilin e kishte lidhur te portollamba e kuzhinës. Por ndërsa ai është vetëvarur, është gjetur nga nëna e tij. Ajo ka ndërhyrë e para për ta shpëtuar dhe më pas i riu nga Pogradeci është shoqëruar nga familjarët e tjerë për në spitalin e qytetit. Sipas deklarimeve të familjarëve, kjo ishte e disata herë që Spartak Kodra tentonte të vetëvritej, duke pirë ilaçe të ndryshme. Shkak është bërë depresioni dhe sipas të afërmve ai kishte kohë që vuante nga kjo sëmundje, por konsumonte pije alkoolike që çonin në rëndimin e gjendjes emocionale. Mjekët kanë deklaruar se 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po mbahet në sallën e reaminacionit.
Një tjetër i sëmurë mendor, i cili sapo kishte dalë nga spitali psikiatrik, i ka vënë flakën banesës së tij në Tropojë dy ditë më parë. Policia lokale njoftoi dje se një 34-vjeçar me emrin B.Doçi nga qyteti i Bajram Currit, me të meta mendore, ka tentuar të shkrumbojë shtëpinë e tij një ditë më parë. Ai sapo kishte dalë nga spitali i Shkodrës ku qëndronte i shtruar prej shumë kohësh. Me të mbërritur në shtëpi, pas shmalljes me njerëzit ka shfaqur sëmundjen e vet të depresionit e të shkatërrimit. Pas dy ditësh qëndrimi në shtëpi, ai i ka vënë flakën banesës në mesin e ditës, mirëpo prindërit dhe disa komshinj kanë ndihmuar të shpëtojnë pjesën më të madhe të orendive. Pas vënies nën kontroll të situatës i sëmuri mendor ka përfunduar përsëri në spitalin e Shkodrës.