E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Gjykata, Kuvendi e Administrata me integritet të ulët

TIRANE- Zbatimi i ligjit në të gjitha pushtetet lë shumë për të dëshiruar kurse korrupsioni mbetet ende problem. Ky ishte konstatimi kryesor i raportit vjetor që Transparency International of Albania publikoi sot paradite. Raporti kishte të bënte me vlerësimin e progresit të bërë në luftën ndaj korrupsionit në tre pushtetet: atë gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ.

Në raport TIA vëren se "Procesi ka qenë i ngadaltë, ka ende shumë nevojë për reforma dhe angazhimin politik serioz për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Shqipëri. Në përgjithësi vihet re një zbatim i dobët i ligjeve në ved, në tre sektorët në studim, në raport me standardet që përmbushin këto ligje"

"Vërejmë se mbi të gjitha mungon vullneti politik për të sjellë ndryshime pozitive, dhe fatkeqësisht në disa aspekte të jetës institucionale në vend ka pasur regres më shumë sesa progres."- deklaroi sot kordinatorja e  projektit Tidita Fshazi.

Sa i takon pushtetit gjyqësor,problem mbetet përmbushja e standardeve. Raporti thekson se Shqipëria është e vonuar në ndërtimin e një infrastrukture të posaçme për këtë pushtet, e cila do të mundësonte realizimin e proceseve gjyqësore sipas standardeve të transparencës dhe standardeve të kërkuara prej kohësh në BE.  "Në vendin tonë proceset gjyqësore realizohen akoma në zyrat e gjyqtarëve dhe jo në salla të posaçme."- konstatoi përfaqësuesja e organizatës ndërkombëtare me qendër në Tiranë.

Raporti vëren se ka "hendek mes ligjeve dhe zbatimit të tyre". Në administratë “konkurset shpesh janë fiktive” dhe vëren se është koha të bëhen ndryshime për nëpunësin civil.
(vazhdon)
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: TIA: Gjykata, Kuvendi e Administrata me integritet të ulët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›