E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndarja e diplomave per studentet me te mire i pranishem Kryeministri

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në shpërndarjen e diplomave për studentët më të mirë.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur për një aktivitet të tillë, kreu i ekzekutivit shqiptar premtoi se "brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekslenecës do të kapin shifrën 300”.
Në vlerësimin e Kryeministrit rritja e numrit të studentëve ekselentë duhet të jetë parësore.
Gjithashtu, duke iu referuar faktit se këtë vit ishin 63 kandidatë, ato të cilët kanë përfituar nga fondi i ekselencës, kryeministri Berisha garantoi se “objektiv për vitin 2013 do të jetë rritja e cilësisë së arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptarë dhe nga jashtë vendit”.
Për këtë arsye, kreu i ekezekutivit i mëshoi faktit se “burokracia të mos jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithçka për të shtuar numrin e doktorantëve, të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e diaspora”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›