Ministri Ruli padit për shpifje deputetin e PS Sajmir Tahiri
TIRANË- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka depozituar mesditen e sotme një padi ndaj deputeti socialist Sajmir Tahiri.
Deputeti i Partisë Socialiste gjatë interperlancës që kërkoi me minsitrin e Ekonomisë, nasip Naco ditën e martë, deklaroi se pas licensave të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë ndodhen njerëz të veshur me pushtet.
Ndërkohë që akuzoi ministrin e Bujqësisë Ruli se gjatë kohës kur ai gëzonte postin e ministrit të Ekonomisë ka licensuar 90 kompani që shfrytëzonin pasuritë minerale të Bulqizës.
Duke i konsideruar akuzat e deputetit socialist shpifje, ministri shprehet se deklaratat e Tahirit nuk synojnë tjetër vecse të cënojnë reputacionin e tij.
Kjo është padia e dytë që ngrihet ndaj Tahirit pasi dje në Gjykatën e Tiranës zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kulicaj, depozitoi një padi kundrejt deputetit socialist, për akuzat e ngritura kundrejt emrit të tij për kontrabandë minerale.
(e.m/BalkanWeb)