Minatorët e Bulqizës: Në 19 shtator rinisim grevën e urisë
BULQIZË- Edhe sot minatorët e Bulqizës kanë ndjekur ritualin e protestës nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 15:00 jashtë ambienteve të kompanisë ACR, ndërkohë që arritja e një marrëveshje mes dy palëve duket tepër e largët.
Kjo i ka detyruar minatorët të mblidhen sot pasdite për të vendosur në lidhje me aksionin e radhës, pasi ata nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.
Në mbledhjen që përfundoi rreth orës 17:30 komisioni i grevës dhe këshilli sindikal kanë vendosur të rinisin grevën e pashmangshme ditën e hënë më datë 19 shtator. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se krahës grevës do të ketë edhe protesta e bllokim të aksit nacional. Korrespondenti i Bulqizës Enver Doci raporton se ende nuk bëhet i ditur vendi ku do të nisë greva, pasi pusi A1 i minierës vazhdon të mbahet i rrethuar nga policia e cila ka rrethuar tashmë edhe ambientet e ACR
Gjendja e minatorëve paraqitet e rëndë, ata kanë deklaruar se shuma e borxheve në dyqanet ku blejnë produktet e përditshme është tepër e madhe. Nga ana tjetër kompania ACR nuk pranon plotësimin e kërkesës së minatorëve për largimin e administratorit të kompanisë apo pagesën e sigurimeve shoqërore gjatë periudhës kur janë zhvilluar protestat.
(m.a/BalkanWeb)