Raporti i TIA-s: Korrupsioni, ende problem në Shqipëri

Probleme të shumta me luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri ndërsa zbatimi i ligjit në tre pushtetet, atë gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ është i dobët.
Kështu është shprehur “Transparency International Albania” në raportin e publikuar sot për sa i përket korrupsionit në gjyqësor, Kuvend dhe në administratën publike.
Raporti thekson se kërkohen më shumë reforma dhe angazhim politik në luftën kundër korrupsionit. Sipas TIA-s mungon vullneti politik për ndryshimet pozitive dhe ka pasur regres në çdo aspekt të jetës institucionale.
Raporti thekson se ka përkeqësim të parlamentarizimit në vendin tonë ndërsa shton se mungon debate parlamentar për ligjet me rëndësi për vendin.
Më tej TIA thekson se zbatimi i ligjeve në Shqipëri është i dobët ndërsa e cilëson si të vonuar infrastrukturën për pushtetin gjyqësor.
Sipas raportit në gjyqësor sërish ka korrupsion ndërsa vë re se pika më e dobët në sistemin gjyqësor është integriteti.