E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres kapet italiani me 17 kg droge

Blutë e Durrësit kanë sekuestruar një sasi prej 17 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa në Pikën e Kontrollit Fizik të Automjeteve të Portit Detar Durrës ndersa arrestuan në flagrancë personin që po synonte trafikimin, i cili ishte një shtetas italian.

Lënda narkotike që kishte si destinacion Italinë, ishte fshehur në  autoveturën e G.S. që po synonte daljen nga territori shqiptar, Policia ka bërë me dije se i arrestuari G. S, 45- vjeç, banues në Viarego- Itali, me shtetesi e kombësi italiane, rezulton i dënuar në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në pjesë të ndryshme të automjetit të tij tip Volvo me targa BL 319 CR, u gjetën të fshehura 35 pako të mbështjella me natriban transparent, brenda të cilave gjendej një sasi  prej 17 kq e 116 gram lëndë bimore narkotike Kanabis Sativa. Azhornuar së fundi ( e diel , 04 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›